Kosova e Serbia përplasen në KS të OKB/ Gjuriç: Po diskriminohen serbët në veri! Gërvalla: Qytetarët po marrin frymë lirshëm nga bandat kriminale

kosova e serbia perplasen ne ks te okb gjuric po diskriminohen serbet ne veri gervalla qytetaret po marrin fryme lirshem nga bandat kriminale





































Kryediplomatët e Kosovës dhe Serbisë janë përplasur në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku u diskutua për raportin gjashtëmujor të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për misionin e OKB-së në Kosovë.

gjuric gervalla

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, tha se serbët e Kosovës po diskriminohen dhe po shtypen nga autoritetet e Kosovës.

Këto akuza u hodhën poshtë nga kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila mbrojti veprimet e Qeverisë së Kosovës në veriun e banuar me shumicë serbe, që komuniteti ndërkombëtar i ka cilësuar si veprime të njëanshme.

Ajo tha se nuk duhet t’iu besohet pretendimeve të Gjuriç se serbët në Kosovë nuk kanë qasje në shëndetësi, arsim dhe llogari bankare.

“Realiteti është i qartë. Përfundimisht qytetarët po marrin frymë lirshëm dhe pa frikë nga bandat kriminale”, tha ajo.

Gjuriç u ankua se serbët po përballen me diskriminim, dhunë dhe shtypje, duke përmendur disa nga vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, sikurse ndalimi i përdorimit të dinarit serb për pagesa me para të gatshme, mbyllja e degëve të Postës së Serbisë dhe komunave që punonin sipas sistemit serb.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →