Ballkani më shpejt në BE prej tensioneve gjeopolitike? Analiza e DW: Marrëdhëniet me Rusinë si vijë demarkacioni! Shqipërisë i kërkohet të…

ballkani me shpejt ne be prej tensioneve gjeopolitike analiza e dw marredheniet me rusine si vije demarkacioni shqiperise i kerkohet te

Komisioni i BE-së prezantoi raportin vjetor të zgjerimit. Përveç vullnetit për reforma në disa vende, Komisioni vëren edhe ngecje të procesit.

Josep Borrell Oliver Varhelyi

Konsideratat gjeostrategjike – si agresioni rus në Ukrainë dhe sferat e mundshme të ndikimit rus – po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimet e fundit në procesin e zgjerimit të BE-së. “Situata e tensionuar gjeopolitike e bën më të domosdoshme se kurrë që të përfundojmë ribashkimin e kontinentit tonë nën vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen me rastin e prezantimit të raportit vjetor të zgjerimit.

Në këtë raport Komisioni i BE-së bën një pasqyrë të zgjerimit të BE-së dhe jep rekomandime për hapa të mëtejshëm. Këto duhet të vendosen më pas nga Këshilli, në të cilin bëjnë pjesë të gjitha shtetet anëtare.

Marrëdhëniet me Rusinë si vijë demarkacioni

Në konferencën për shtyp Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, theksoi shumë të qartë një pikë: “Nuk mund të vazhdosh të kesh marrëdhënie me Rusinë ose të përpiqesh të vazhdosh si më parë dhe të presësh që vendi të bëhet anëtar i BE.”

Kur bëhet fjalë për politikën e jashtme, disa vende, si Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe vullnetarisht edhe Kosova, janë tashmë plotësisht në përputhje me vijën e BE-në.

Mali i Zi dhe Shqipëria 

Ndër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi është aktualisht përpara kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE. Ky vend gjendet në fazën përfundimtare, e cila përfshin mbylljen e kapitujve që tashmë janë negociuar, shpjegoi komisioneri i zgjerimit të BE, Oliver Varhelyi. Pyetjes se kur do të hartohej marrëveshja e zgjerimit, ai tha se nuk mund të jepte ndonjë datë të caktuar.

BE dhe Shqipëria po negociojnë aspektet përmbAjtësore të anëtarësimit të ardhshëm që nga muaji tetor. Në raportin e saj BE i kërkon Shqipërisë të përshpejtojë reformat përkatëse, por rekomandon gjithashtu hapjen e kapitullit të negociatave për politikën e jashtme.

Serbia dhe Kosova

dsaadmin

Learn More →