NGA ARIAN GALDINI
112 vjet shtet shqiptar e ne ende vuajmĂ« nga Kompleksi i DitĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« ShtetbĂ«rjes. Edi Rama madje e ka zyrtarizuar kĂ«tĂ« sĂ«mundje tĂ« rĂ«ndĂ« kolektive qĂ« ne kemi, duke rikthyer foton e Ismail Qemalit nĂ« çdo zyrĂ« tĂ« shtetit. Jo se Ismail Qemali nuk e meriton, porse qĂ«llimi i Edi RamĂ«s ishte paradoksalisht meskin e kontradiktor nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«. Njeriu qĂ« flet çdo ditĂ« pĂ«r shtetbĂ«rjen, u fsheh pas fotos sĂ« Ismail Qemalit, sepse nuk donte ta respektonte shtetin e tij, duke mosnderuar institucionin e Presidentit tĂ« RepublikĂ«s, cilido tĂ« jetĂ« ai. Fshehja tek e shkuara apo krahasimi me tĂ« shkuarĂ«n Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« simptoma mĂ« e dukshme e pafuqisĂ« dhe padĂ«shirĂ«s sĂ« udhĂ«heqĂ«sve tanĂ« politikĂ« pĂ«r tâu shkĂ«putur e shĂ«ruar nga sĂ«mundja e Kompleksit tĂ« DitĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« ShtetbĂ«rjes. Ata janĂ« tĂ« sĂ«murĂ« kronikĂ«, tĂ« vetĂ«infektuar me vullnet tĂ« lirĂ« dhe infektues tĂ« zellshĂ«m tĂ« kujtdo rreth e pas tyre.
Nga ana tjetĂ«r, kur janĂ« nĂ« opozitĂ«, udhĂ«heqĂ«sit tanĂ« vuajnĂ« nga Kompleksi i Revolucionit Personal. Pothuajse tĂ« gjitha opozitat, nĂ« kĂ«to 34 vitet e fundit, sapo kanĂ« kuptuar qĂ« nuk kanĂ« fituar zgjedhjet e nuk do tĂ« jenĂ« nĂ« pushtet, ia kanĂ« nisur tĂ« flasin pĂ«r revolucion. Cilido tĂ« ketĂ« qenĂ« lideri i radhĂ«s i opozitĂ«s, nuk i ka shpĂ«tuar gjuhĂ«s fundbotĂ«se dhe mesianike me thirrje pĂ«r revolucion e pĂ«rmbysje me çdo kusht tĂ« pushtetit diabolik, tĂ« cilit i ka ardhur dita marrjes nĂ« dorĂ« tĂ« frenave tĂ« punĂ«ve tĂ« shtetit e qeverisjes. Ădo lider i opozitĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri duket si i magjepsur nga sprova pĂ«r tĂ« pasur edhe ai revolucionin e tij. Madje, edhe teleliderĂ«t e rinj tĂ« telesurrogato-partive tĂ« reja, vijnĂ« me po tĂ« njĂ«jtin infeksion duke u vetĂ«shpallur si âBashkues tĂ« Popullitâ kundĂ«r sistemit, kur paradoksalisht po ky sistem e po ky regjim nuk lĂ« studio televizive e sondazh e anketim pa i promovuar, shpesh edhe me shumĂ« se vetĂ« krerĂ«t e partive tĂ« mĂ«dha tradicionale. Por qĂ« tĂ« prodhohet revolucioni, duhet tĂ« shpaloset djalli.
AsnjĂ« lider opozite, as i ri e as i vjetĂ«r nĂ« vendin tonĂ«, kurrĂ«, nĂ« asnjĂ« rast, nuk ka zgjedhur rrugĂ«n e gjatĂ«, rrugĂ«n qĂ« tĂ« çon e sâtĂ« kthen. TĂ« gjithĂ«, pa asnjĂ« pĂ«rjashtim kanĂ« zgjedhur rrugĂ«n e shkurtĂ«r. Nuk shkojnĂ« vetĂ« tĂ« vrasin kuçedrĂ«n, por sjellin djallin kĂ«tu. TĂ« zgjedhĂ«sh rrugĂ«n qĂ« tĂ« çon e sâtĂ« kthen, do tĂ« thotĂ« tĂ« rendĂ«sh kah sakrifica e vetĂ«mohimi, pĂ«r çâka e beson tĂ« vlerĂ« e tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. NĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ« nuk merr tĂ« tjerĂ« me vete, por ti vendos veten tĂ«nde nĂ« dispozicion tĂ« tĂ« tjerĂ«ve. Nuk flet pĂ«r djallin, por ushqen me mishin e pulpĂ«s tĂ«nde shqiponjĂ«n qĂ« tĂ« mban nĂ« krahĂ«, ndĂ«rsa fluturon pĂ«r tĂ« tĂ« çuar nĂ« pĂ«rballjen me kuçedrĂ«n. Kurse ajo rruga qĂ« tĂ« çon e tĂ« kthen, Ă«shtĂ« e thjeshtĂ« fare. Mjafton qĂ« ti tĂ« flasĂ«sh pafund pĂ«r tĂ« keqen e tâu thuash njerĂ«zve se MbretĂ«ria e Djallit ka pllakosur. Mbill depresion, dĂ«shpĂ«rim, dekurajim dhe shpreso qĂ«, kĂ«sisoj do tĂ« krijohet edhe ushtria e revolucionit tĂ«nd.
Me kĂ«tĂ« reflektim, nuk po dua fare tĂ« them se Edi Rama nuk Ă«shtĂ« djalli qĂ« ne, opozita kemi shpallur. Jo, aspak. Edi Rama Ă«shtĂ« njĂ« e keqe e pamĂ«dyshtĂ«, qĂ« pushtetin e ka si vegĂ«l dĂ«frimi e pasurimi pa frerĂ«. Edi Rama Ă«shtĂ« zoti i radhĂ«s nĂ« krye tĂ« punĂ«ve tĂ« katrahurĂ«s. Sot, me kĂ«tĂ« reflektim nĂ« fakt, nuk po merrem me Edi RamĂ«n apo sivĂ«llezĂ«rit e tij nĂ« krye tĂ« opozitĂ«s (parti tĂ« vjetra a tĂ« reja) si njerĂ«z e udhĂ«heqĂ«s konkretĂ« tĂ« sĂ« derisotmes sĂ« paku. Sot e kam reflektim, me veten time, pĂ«r veten time, me shoqĂ«rinĂ« tonĂ«, pĂ«r shoqĂ«rinĂ« tonĂ«, e pĂ«r si ne e kuptojmĂ« e pĂ«rjetojmĂ«, qeverisjen dhe opozitarizmin. Dua tĂ« them, se kemi mbjellĂ« kaq shumĂ« depresion e dekurajim nĂ« kĂ«tĂ« vendin tonĂ« me kaq shumĂ« skandale e ligĂ«si, tĂ« cilat burimin e kanĂ« te kompleksi i pushtetarit si shtetbĂ«rĂ«s dhe i opozitarit si revolucionar, saqĂ« nuk po lĂ«mĂ« asnjĂ« shans pĂ«r tâu zhvilluar ndonjĂ« bimĂ« a oaz urtĂ«sie nĂ« kĂ«tĂ« vend.
Të gjithë ne që shkruajmë, flasim e veprojmë, të gjithë ne që kemi zë, ndikim e përgjegjësi publike, të gjithë pa përjashtim, duke më përfshirë mua të parin, jemi bërë ose të dorëzuar ose të depresionuar. Kur jemi dorëzuar, marrim anën e njërës prej palëve, ose qëndrojmë larg palëve, sepse kështu dhe vetëm kështu i bëjmë mirë vetes dhe botës sonë të vockël personale e familjare. Kur jemi të depresionuar, nuk lëmë rast pa bërë garë se kush gjen fjalët e hiperbolat më hidhnake e koniciane, për të përshkruar çdo keqshkuarje e paudhësi në këtë vend. Gara jonë e dorëzimit dhe depresionimit, janë bërë si holokausti i shpresës dhe besimit ndër ne, te të gjithë ne. A e keni vënë re se ne ndjekim, lexojmë, vlerësojmë, klikojmë, pëlqejmë kryesisht e madje dërrmueshëm, dëfryesit e depresionuar ose mendjendriturit e dorëzuar. Jemi aq cinikë e të ligsht me veten e njëri-tjetrin, saqë njerëzit e mirë, aktet e mira, shembujt e mirë, lajmet e mira, i klasifikojmë si shtirje, hipokrizi ose si të parëndësishme ose të pavlera fare e të lehta.
E gjitha kjo ka ardhur si reaksion zinxhir, ngase udhëheqësit pushtetarë nën kompleksin e shtetbërjes dhe udhëheqësit opozitarë nën kompleksin e revolucionbërjes, e kanë helmuar në atë pikë këtë shoqëri, sa shpesh të duket e kotë të ëndërrosh në këtë vend e për këtë vend. Udhëheqësit dhe matrica e tyre politike, sociale e kulturore kanë degraduar më pas edhe të gjitha hallkat e mendjendriturve, intelektualëve, profesionistëve, artistëve, gazetarëve etj., etj., duke i katandisur këta, ose në të dorëzuar ose në të depresionuar. Janë pothuajse të njëjtat gjëndra fëlligështie që përdoren prej 3 dekadash e gjysmë ndër ne, për të shpërthyer qelbin e çdo debati që na ka përfshirë e ndarë, duke filluar nga debatet e dasitë politike, deri tek ato fetare, kulturore, për dekonstruktimin e heronjve, personaliteteve, ngjarjeve e çështjeve tona kombëtare, apo mbi përkatësitë krahinore, e gjithfarë temash të kësollojshme.
JanĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«t njerĂ«z qĂ« paguhen tejet majmĂ«sisht pĂ«r tĂ« shkallmuar çdo pikĂ« reference e çoroditur çdo mendje. Kjo Ă«shtĂ« edhe arsyeja pse doja tâi hidhja nĂ« eter kĂ«to pĂ«rsiatje, sepse ne kemi kaq shumĂ« nevojĂ« pĂ«r njĂ« revolucion tĂ« ndritur. Jo revolucion pushteti, por revolucion mendjehapĂ«s, çlirues energjish pozitive. Ky helm masiv, dorĂ«zonjĂ«s e depresues, duhet mundur nga njĂ« zgjim i madh. NjĂ« shpirt i ri i inkurajimit, mirĂ«sisĂ«, vlerave dhe besimit duhet domosdoshmĂ«rish tĂ« ngjizet, rritet e ngadhnjejĂ« mes nesh. AsnjĂ« pushtet shteti e asnjĂ« opozitarizĂ«m revolucionar, nuk mund ta mbjellĂ« dot kĂ«tĂ« frymĂ« tĂ« inkurajimit.
Zgjimin e madh mund ta sjellin vetëm guximtarët që dinë të maten me vetet e tyre, me makthet e tyre më të këqija, e paskëtaj të shembullizojnë me fjalë, akte dhe vepra të mbara. Më shumë sesa udhëheqës që mbajnë fjalime të bukura e që dinë të flasin zhdërvjellët, kësaj shoqërie e këtij kombi i duhen udhëheqës nëpërmjet shembullit të tyre personal. Revolucioni i ndritur apo zgjimi i madh është e vetmja zgjidhje⊠Përndryshe, helmi do të na mbysë, dorëzojë, depresionojë apo largojë⊠Koha e re po thërret një kulturë të re e veprim të ri.
/Gazeta Panorama