Qitësit ishin dy persona, ndërsa i treti kishte rolin e … Zbardhen detaje nga m*sakra në Shkodër, Hamza Lici shofer i mjetit që u qëllua me breshëri, ndërsa Arlind Bushati pasagjer! Sekuestrohen kamerat

qitesit ishin dy persona ndersa i treti kishte rolin e zbardhen detaje nga msakra ne shkoder hamza lici shofer i mjetit qe u qellua me bresheri ndersa arlind bushati pasagjer sekuestroh





































Tre persona dyshohet se ndodheshin ku udhëtonin autorët e masakrës me 3 viktima dhe 1 të plagosur në Shkodër, ngjarje e ndodhur pasditen e djeshme (30 Tetor).

Arlind Bushati dhe Hamza Lici atentat shkoder1

Raportohet se dy ishin qitësit që qëlluan me breshëri plumbash drejt mjetit ku ndodheshin viktima, 23-vjeçari Hamza Lici, i cili ishte shofer, dhe 32-vjeçari Arlind Bushati, pasagjer. Ndërsa personi i treti kishte rolin e shoferit.

Atenatorët udhëtonin me një mjet tip Land Rover që u gjet djegur tek ish-reparti ushtarak në fshatin Golem të njësisë Rrethina, rreth 5 minuta nga vendi ku ndodhi masakra.

Mësohet se e gjithë skena e krimit nga momenti i parë kur autorët kanë nisur të qëllojnë drejt automjetit ku ndodheshin viktimat Hamza Lici e Arlind Bushati deri te plumbat e fundit është rreth 150 metra.

Autorët mësohet se i janë futur paralel makinës ku udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati e më pas kanë nisur të qëllojnë me breshëri plumbash për rreth 150 metra në ecje.

E gjithë ngjarja sipas burimeve nga grupi hetimor dyshohet të ketë zgjatur vetëm 70 sekonda.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që mund të kenë fiksuar të gjithë skenën e ngjarjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →