Atentatorët dolën paralel me mjetin e viktimave dhe qëlluar me breshëri për rreth 150 metra, detaje nga ekzekutimi i Arlind Bushatit e Hamza Licit! Ngjarja në vetëm 70 sekonda

atentatoret dolen paralel me mjetin e viktimave dhe qelluar me bresheri per rreth 150 metra detaje nga ekzekutimi i arlind bushatit e hamza licit ngjarja ne vetem 70 sekonda





































Detaje të reja dalin nga masakra me 3 viktima dhe 1 të plagosur në Shkodër. Mësohet se e gjithë skena e krimit nga momenti i parë kur autorët kanë nisur të qëllojnë drejt automjetit ku ndodheshin viktimat Hamza Lici e Arlind Bushati deri te plumbat e fundit është rreth 150 metra.

Arlind Bushati dhe Hamza Lici atentat shkoder

Autorët mësohet se i janë futur paralel makinës ku udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati e më pas kanë nisur të qëllojnë me breshëri plumbash për rreth 150 metra në ecje.

E gjithë ngjarja sipas burimeve nga grupi hetimor dyshohet të ketë zgjatur vetëm 70 sekonda.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që mund të kenë fiksuar të gjithë skenën e ngjarjes.

Qitësit dyshohet së kanë qenë dy persona, ndërsa një person i tretë ka pasur rolin e shoferit të mjetit Land Rover që u gjet djegur tek ish-reparti ushtarak në fshatin Golem të njësisë Rrethina, rreth 5 minuta nga vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Ndërkohë Hamza Lici raportohet se ka qenë shofer i mjetit ku u qëlluar me breshëri automatiku ndërsa 32-vjeçari Arlind Bushati ishte pasagjer.

23-vjeçari Hamza Lici ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa Arlind Bushati vdiq në spital pas disa orësh luftë për jetën. I riu kishte marrë 2 plumba në kokë dhe nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Si pasojë e të shtënave me armë, makina Benz me të cilin ata po udhëtonin humbi kontrollin dhe u përplas me një motor, me të cilin po udhëtonte çifti i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha. Për pasojë gruaja humbi jetën ndërsa bashkëshorti ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

KUSH ESHTE ARLIND BUSHATI?

Arlind Bushati, i cili mbeti në këtë atentat i plagosur rëndë, është djali i Xhemal Bushatit, ish kandidatit të Partisë Demokratike për kryetar bashkie të Shkodrës në zgjedhjet e pjesshme vendore të vitit 2022.

Pak ditë më parë Arlind Bushati u kërcënua me armë para një lokali në qendër të qytetit të Shkodrës, fare pranë banesës së tij, nga dy persona që po lëviznin me një motoçikletë.

Ai bëri një denoncim në policinë vendore, por pa bërë të ditur nëse kishte identifikuar apo jo autorët. Ndërsa në mars të vitit 2022 banesës së prindërve të tij iu vu një sasi tritoli.

MAKINA E DJEGUR E AUTOREVE DHE MAKINA E VIKTIMAVE

Disa minuta pas atentati, policia gjeti në fshatin Golem një makine Range Rover të shkrumbuar, ndërsa u zbuluan edhe dy armë automatikë, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e krimit.

Ndërsa në makinën e viktimave, Hamza Lici dhe Arlind Bushati policia arriti që të gjejë tre armë zjarri pistoleta.

KONFLIKTET MES LICAJVE DHE BAJRAVE

Prej disa vitesh, familjet e njohura Lici dhe Bajri, në Shkodër janë në përplasje me njëra tjetrën, ç’ka ka shkaktuar edhe disa viktima. Përplasja dyshohet se ka nisur pas një atentati, në janar të 2018, ndaj biznesmenit Lulzim Kulla. Shpërthimi i telekomanduar shkaktoi tetë persona të plagosur, mes të cilëve dhe Kulla. Më 18 qershor, u vra në servisin e tij Mehdi Kavaja, vrasje e dyshuar për hakmarrje.

Më 15 korrik të vitit të 2018, poshtë banesës që kishin me qira ekzekutohen çifti Boran Bërçana dhe Silvi Ndoci, kur në makinë ndodhej edhe një fëmijë 3 vjeç, që u shpëtoi mrekullisht plumbave. Ish-polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje me grupin Bajri.

Në gusht 2018 u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Fatbardh Lici, vëllai i Mustafa Licit. Më 23 gusht zhduken shtetasit Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, nip dhe dajë, që dyshohet se kishin lidhje me fisin Lici. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, më 1 shtator të vitit të 2018 u vra Arjan Ferracaku, që ishte duke ecur me kalë.

Më 14 nëntor u ekzekutua kushëriri i Arjanit, Fatos Ferracaku, kur shiste peshk në lagjen “Rus”. 30 mars 2019, vriten në shtëpi Astrit e Ibrahim Bilali . Saga e vrasjeve vazhdoi me Endri Mustafën dhe autor dyshohet Ibrahim Lici.

Një pjesë e këtyre ngjarjeve kanë dalë edhe në bisedat e zhvilluara në SKY dhe ECC dhe po hetohen nga SPAK.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →