Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punimet në orën 10:00, por deputetët e PD-së mungojnë, pasi janë në mbledhje te selia blu.
Në rendin e ditës sot do të diskutohet për:
- Projektligjiin “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”
- Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10 435, datë 23.6.2011, “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë”.
- Projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, i ndryshuar.
- Dekretin nr. 357, datë 10.10.2024, “Për kthimin e ligjit “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
- Projektvendimi “Për një ndryshim të vendimit nr. 66/2021 “Për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e sekretariateve të Kuvendit”, i ndryshuar” (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, neneve 8, 10, 10/2 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit.)
- Projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi”.
- Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
Nuk dihet nëse kjo seancë do të zhvillohet në kushte normale apo jo, pasi muajt e fundit seancat në Kuvendin e Shqipërisë janë shoqëruar me tensione dhe përplasje nga ana e opozitës.
Ndërkohë aktualisht, grupi Parlamentar i Partisë Demokratike po zhvillon një takim në selinë blu.
Gazetari i News Osman Stafa raporton se takimi ka në fokus aksionin që do të ndërmerret sot në seancën plenare, referuar faktit që ka ende një numër të lartë deputetësh është i përjashtuar me vendim të Sekretariatit të Etikës.