PD gati projektligjin për Statusin e Minatorit, Tabaku: Synon t’u japë mbështetjen që po kërkojnë prej kohësh

pd gati projektligjin per statusin e minatorit tabaku synon tu jape mbeshtetjen qe po kerkojne prej kohesh





































Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, takoi minatorët që prej më shumë se 1500 ditësh protestojnë përpara Parlamentit dhe Kryeministrisë, duke kërkuar njohjen e statusit të tyre të posaçëm.

minatore

Takimi vjen pas premtimit të bërë disa javë më parë nga Tabaku, ku ajo u zotua për një propozim ligjor për minatorët, i cili tashmë është dorëzuar në Kuvend, i nënshkruar edhe nga dhjetë deputetë të tjerë të Partisë Demokratike.

Pas përfundimit të seancës parlamentare, Tabaku iu bashkua protestuesve, duke iu prezantuar draftin e ligjit për statusin e minatorit.

Tani është momenti të shtyjmë përpara me presion qeverinë dhe mazhorancën socialiste, që ua kanë premtuar dhe ende nuk ua kanë plotësuar, ” u shpreh ajo.

Sipas Tabakut, Propozimi i PD-së synon t’u japë minatorëve statusin dhe mbështetjen që kërkojnë prej kohësh, duke garantuar të drejtat dhe mbrojtjen sociale të nevojshme për punën e tyre të rrezikshme dhe të palodhur.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →