Statistika katastrofike, ky është sezoni më i vështirë i Manuel Nojerit në karrierë

statistika katastrofike ky eshte sezoni me i veshtire i manuel nojerit ne karriere








































Manuel Nojer mbetet një nga portierët më të njohur në futbollin europian, por a është ai ende një nga më të mirët? Në javët dhe muajt e fundit, 38-vjeçari është vënë nën kritika në rritje.

nojer

Një statistikë tmerri përforcon përshtypjen se Nojer nuk po performon më në një nivel të lartë ndërkombëtar. A është Manuel Nojer vetëm një viktimë e stilit të rrezikshëm të lojës së Bajernit, apo portieri nuk e ka më klasin e viteve të kaluara? Kjo pyetje shqetëson fansat dhe ekspertët.

“Nuk dua të bëj ndonjë dëm për Manuelin, por ai nuk është mbështetja për skuadrën për momentin siç ishte në të kaluarën. Manuel nuk është Nojer që njohim”, tha Lotar Mateus, pas humbjes 4- 1 të kampionëve gjermanë kundër Barcelonës. Në sezonin aktual, kapiteni ishte në gjendje të shmangte vetëm 53.3 për qind të topave që goditën portën e tij, deri tani vlera më e keqe në të gjithë karrierën e tij.

Kjo gjithashtu e vendos portierin e bavarezëve të fundit në mesin e portierëve aktualë të Bundesligës, pas Nediljko Laboviç (Augsburg, 54.8 për qind) dhe Patrik Dreves (Bohum, 55.1 për qind).

Për pjesën më të madhe të karrierës së tij, kampioni i botës i vitit 2014 në fakt gjithmonë priti të paktën 70 për qind të goditjeve në port në kulmin e tij midis 2012 dhe 2017, Nojer madje arriti një shifër të jashtëzakonshme prej gati 80 për qind.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →