Vëllai i Madh e surprizon, Bardhi i emocionuar takon të motrën

vellai i madh e surprizon bardhi i emocionuar takon te motren

00:30 – 21.02.2024

Vëllai i Madh e surprizon, Bardhi i emocionuar takon të motrën

vellai i madh e surprizon bardhi i emocionuar takon te motren
vellai i madh e surprizon bardhi i emocionuar takon te motren

Vëllai i Madh i ka bërë një surprizë të bukur Bardhit, i cili në ditët e fundit është përballur me një krizë në lidhjen me Sarën.

Motra e Bardhit, Afërdita Idrizi ka mbërritur në shtëpi për t’i dhënë më shumë kuraje të vëllait dhe ndihmuar atë që të përballet si duhet me lojën.

Ledioni: Të ka marrë malli për familjen?

Bardhi: Jashtëzakonisht shumë.

Ledioni: Çfarë të ka thënë Afërdita para se të futeshe në shtëpi?

Bardhi: Më ka thënë ju vetëvetja, luaj nëse është nevoja, atë që spo e bëj. Ka thënë trego gjithçka brenda vetes.

Ledioni: A po të pengon diçka apo dikush?

Bardhi: Jo, thjesht koncepti i lojës që kam kuptuar këto ditë. Të krijojë debate pa qenë debate, kam dashur debate reale, më kanë penguar.

Ledioni: Shiko, debate reale apo jo është një koncept disi ambigue. Unë të pash në debatin sot me Eglën. Njerëzit do të diskutojnë, do të debatojnë derisa të fitojë njëri apo të bien dakord për të mos rënë dakord.

Bardhi: Shumicën e rasteve nuk jam përfshirë, por kam një mendim logjik kështu që duhet të përfshihem.

Ledioni: A të ka penguar ndonjë brenda shtëpisë për të mos qenë më shumë i përfshirë. Ori thotë që kur nuk ishte më pranë Sarës, e pe shtëpinë njëçik më shumë.

Bardhi: Po e vrejta edhe unë. Marrëdhënia nuk më pengon, por ndoshta thjesht duhet të krijojmë pak më shumë kohë edhe për atë që kemi ardhur këtu, jo vetëm për raportin dashuror.

Ledioni: Mirë, dikush po të pret te dhoma e gjumit, të pres të shkosh atje.

Motra: Mos qaj, duhet të jesh i fortë.

Ledioni: Afërdita, të kishte marrë malli për vllaçkon?

Afërdita: Po shumë, ai është gjysma ime.

Ledioni: Mua më pëlqen shumë që në familjen tënde ti nuk tutesh.

Afërdita: Tani, më dëgjo pak mua sepse unë po të dëgjoj gjithë kohën. Këtu ke hyrë për të luajtur, duhet të luash. Të flasësh, të debatosh pavarësisht nëse janë debate reale apo jo. Këtu gjithçka reale është dhe nëse të zënë krevatin kështu duhet të bësh edhe ti. Të shtëpisë janë mirë, të gjithë të kanë bërë të fala. Duam të të shohim ty qysh je edhe në shtëpi, batuta më shumë, debate më shumë.

Ledioni: Tani unë nuk dua të dukem si ai i poshtri që fut hundët, por çfarë do të thuash edhe me përqëndrohu te loja? Të heqi fokusin nga diçka tjetër apo?

Afërdita: Jo, nuk mendoj të heqësh fokusin kur di ta menaxhosh situatën të gjithë. Unë mendoj se Bardhi di ta menaxhojë çdo situatë dhe mundet të bëjë edhe andej edhe këtej.

Ledioni: Ajo ana andej si po të duket?

Afërdita: Mirë shumë mirë.

Ledioni: Do ta takosh atë anën andej?

Afërdita: Unë do të doja të takoja edhe anën andej edhe anën këtej. Por veçantërisht asnjë sepse nuk dua të krijoj situata që do të pengojnë Bardhin në lojë.

Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →