Dikur të gjithë e njihnin si “Perandori”. Bëhet fjalë për Adrianon, ish-sulmuesin e njohur të Brazilit dhe Interit, që tashmë po jeton një jetë mes alkoolit në favelat e shtetit ku lindi.
Një video e Adrianos qarkullon së fundmi në rrjetet sociale me 42-vjeçarin që kërcen zbathur në lagjet e varfëra të Brazilit. Po ashtu alkooli dhe cigarja nuk mungojnë.
I rrethuar nga njerëz që duken si miqtë e tij, por duke bërë veprime qesharake, Adriano është larg asaj që tifozët kanë parë në fushën e blertë.
Diçka e tillë nuk mund të thuhet se është e papritur. Kjo pasi Adriano është investiguar po ashtu për lidhje me krimin.
PANORAMASPORT.AL