Një shpërthim i fortë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (31 tetor) në një apartament në katin e tretë të një pallati në Ampelokipoi, Greqi.
Nga ngjarja ka mbetur i vdekur një burrë, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje së bashku me Shërbimin Antiterrorist, pasi ka dyshime se ata kishin lidhje me një organizatë terroriste.
Nga provat e para të grumbulluara rezulton se bëhet fjalë për terrorizëm, pasi në zonën ku ka ndodhur shpërthimi është gjetur një pistoletë 9 mm ,e cila është dërguar në laboratorët e mjekësisë ligjore, si dhe një sasi lënde shpërthyese . Gjithashtu u gjet edhe një celular.
Informacionet bëjnë me dije se nga hetimet rezultoi se gruaja e plagosur kishte hyrë më parë në “radarin” e Sigurimit të Shtetit.
Zëdhënësja e Poicisë greke bëri me dije se gruaja është identifikuar por ende nuk është në gjendje të dëshmojë.