U mor në pyetje nga SPAK për më shumë se një orë për çështjen e ’21 Janarit’, Saimir Tahiri: U qëndroj atyre që kam deklaruar në 2015

u mor ne pyetje nga spak per me shume se nje ore per ceshtjen e 21 janarit saimir tahiri u qendroj atyre qe kam deklaruar ne 2015








































Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka qëndruar më shumë se një orë në SPAK, ku është marrë në pyetje lidhur me çështjen e 21 janarit.

tahiri spak

Për mediat ai është shprehu se ishte thirrur për kallëzimin e bërë në 2015 dhe theksoi se u qëndron atyre që ka deklaruar po atë vit, teksa bëri thirrje që ngjarja të zbardhet.

“U pyeta për 21 janarin dhe kallëzimin që kam bërë në vitin 2015”, u shpreh Tahiri.

Tahiri ka qenë drejtues i PS për Tiranën dhe organizator i demonstratës së opozitës së kohës (sot mazhorancë), që përfundoi me 4 të vrarë.

Kujtojmë se në 2015, Tahiri ka kallëzuar ngjarjen dhe ish-ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Lulzim Bashën.

I pyetur lidhur me çështjen e tij që është në Gjykatën e Lartë, ish-ministri u shpreh se pret pafajësinë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →