Akuzohet se ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj, vrasësi i dyshuar me pagesë kërkoi lirimin nga qelia për mungesë provash! Ja çfarë vendosi gjykata

akuzohet se ekzekutoi biznesmenin ardian nikulaj vrasesi i dyshuar me pagese kerkoi lirimin nga qelia per mungese provash ja cfare vendosi gjykata








































Gjykata ka lënë pas hekurave portugezin Ruben Saraiva, i cili dyshohet si vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj, krim i ndodhur vitin e kaluar.

Ruben Saraiva1

Vrasësi i dyshuar me pagesë kërkoi lirimin me argumentin për mungesë provash. Por, prokurori i çështjes kërkoi që masa e arrestit të mbetej në fuqi, duke theksuar se nuk kishte ndryshime në elementët penalë dhe juridikë të akuzës.

Në përfundim, Gjykata vendosi të lërë në fuqi masën e “arrestit me burg” për të pandehurin.

Ndërkohë portugezi në dëshminë e tij ka mohuar të ketë lidhje me ekzekutimin dhe se në Shqipëri ishte për pushime.

“Akuzat i kam marrë vesh nga mediat”, ka deklaruar i akuzuari, për të cilin gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Edhe avokati i portugezit ka mbajtur të njëjtin qëndrim, duke thënë se klienti i tij nuk ka lidhje me vrasjen e biznesmenit.

Të arrestuar në Britani të Madhe për vrasjen e Nikulajt, janë pjesa tjetër e grupit kriminal, Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi në Shqipëri.

VRASJA

Ishte prilli 2023 ku Ardian Nikulaj po qëndronte ulur brenda lokalit të tij, kur portugezi, me skafandër dyshohet se hyri dhe qëlloi disa herë me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend.

Për kryerjen e kësaj vrasje urdherues dyshohet se eshte Edmond Haxhia, i cili ne bashkepunim me shtetasit e huaj, për ditë me radhë vëzhguan Nikulajn në hotel për të kronometruar momentin e ekzekutimit.

Pas ngjarjes, një pjesë e vrasësve u larguan nga Rinasi dhe të tjerë në rrugë tokësore në Greqi, por shumë shpejt u arrestuan një e nga një.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →