Një “ushtri” me vete te Napoli, Antonio Konte është i fiksuar për kampionatin

nje ushtri me vete te napoli antonio konte eshte i fiksuar per kampionatin








































Pengesa e parë që lidhej me Milanin u kalua pa asnjë problem. Por tani, steka ngrihet dhe për Napolin kryesues do të vijnë duele të vështira. Atalanta dhe Interi, dy ekipet që janë aty afër napolitanëve në garën për titullin kampion. Antonio Konte është duke përgatitur arratisjen drejt titullit në mënyrën e tij dhe fiksimi që ka për të triumfuar është i tmerrshëm.

konte napoli

Po ecën shumë mirë, nuk ka asnjë problem dhe skuadra po e ndjek dhe kjo duket javë pas jave. Futbollistët e tij janë duke u rritur si Kvara, Lukaku deri tek Angisa dhe MekTominej, duke kaluar te Buonxhorno dhe Rrahmani. Kjo përkthehet në moralin e lartë dhe ambiciet që ka kjo skuadër për të bërë mirë. Konte, por që në fakt nuk përbën lajm, nuk e ul kurrë vëmendjen për asnjë minutë dhe e di shumë mirë sa vështirësi do të ketë në një kampionat të gjatë dhe sapo ka nisur.

E ka arkivuar fitoren me Milanin dhe tani ka Atalantën në mendje. Sapo të mbarojë duelin me bergamaskët do të mendojë për Interin. Ka avantazhin me të mëdhatë që nuk ka ndeshje në mesjavë. Skuadra e tij është e relaksuar dhe më e qetë sesa të tjerat.

SHIFRAT- Ndërkohë, të gjithë numrat janë në anën e tij. Konte ka humbur vetëm një ndeshje në javën e parë dhe pikë. Pjesa tjetër ka qenë brilante me një frenim 0-0 kundër Juventusit, por edhe me 7 ndeshje pa pësuar gol. Ai ka pësuar vetëm një gol në 8 javët e fundit mes kampionatit dhe Kupës. Vetëm një gol.

Kundër Atalantës, Napoli i tij ka shansin që të largojë një rival direkt dhe të ruajë distancën me Interin deri në sfidën e radhës në Meaca (10 nëntor), ku zikaltrit do të vijnë pas duelit të lodhshëm me Arsenalin. Bilancet e para të sezonit Konte do t’i bëjë vetëm në atë moment. Infermieria do të boshatiset pas rikthimit të Lobotkës dhe të gjithë do të jenë në dispozicion të trajnerit për sfidën dyshe të titullit. E vështirë, por edhe e bukura vjen tani. Napoli e di mirë që mund të jetë viti i duhur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →