VIDEO/ Kryeministri Rama publikon pamjet nga takimi me shqiptarët në Selanik: Frymëzim kuqezi

video kryeministri rama publikon pamjet nga takimi me shqiptaret ne selanik frymezim kuqezi








































Kryeministri Edi Rama e ka nisur sot ditën me disa pamje nga takimi i djeshëm me shqiptarët në Selanik.

edi rama

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama i falenderon për mikpritjen, ndërsa thekson se ishte një frymëzim kuqezi.

“Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë nga Selaniku, si falenderim për mikpritësit e djeshëm e frymëzim kuqezi për të gjithë ju, ju uroj një javë sa më të mbarë”, shkruan Rama.

Edi Rama u rikthye në Greqi, këtë herë në Selanik, 6 muaj pas takimit me shqiptarët e Athinës. Kryeministri Edi Rama kërkoi votën e emigrantëve shqiptarë në Greqi, të cilët këtë vit do të votojnë për herë të parë nga vendet ku ata jetojnë.

Rama kërkoi votën e tyre, me qëllim që ta çojnë Shqipërinë në BE me të drejta të plota, ashtu siç shqiptarët kanë çuar familjet e tyre në Bashkimin Evropian. Rama shpalosi objektivin e tij që në 2030 flamuri i Shqipërisë të ngrihet në Bruksel.

“Kjo është një ditë e veçantë për mua edhe për një arsye tjetër. Ju nuk jeni bashkatdhetarë jashtë atdheut me një të drejtë vote. Sot jemi votues që për herë të parë do merrni pjesë në zgjedhje duke gëzuar të drejtën të votoni, këtu ku jeni nga shtëpia juaj. Ju e dini, më është dashur të përpiqem shumë gjatë për ta bërë realitet këtë premtim, të cilin nuk e mbajtën dot për një kohë jo të shkurtër, sepse pa marrë votat e palës tjetër ishte e pamundur. Unë mund t’ju them se në pranverën e ardhshme ju kërkoj votën tuaj nga Greqia për ta bërë Shqipërinë e 2030-ës anëtare me të drejta të plota në BE. Për t’i dhënë Shqipërisë të njëjtin mundësi që ju shqiptarët e Evropës i keni dhënë familjeve tuaja, mundësinë për të përfituar nga të mirat e të jetuarit brenda familjes evropiane. Për të bërë të mundur që së bashku me shqiptarët kudo ku janë të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel brenda kësaj dekade”,-theksoi Rama.

Kryeministri ftoi të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi të kthehen në Shqipëri, pasi sipas tij pagat, sidomos në sektorin e turizmit janë të ngjashme me ato në shtetin helen. Ai i bëri thirrje emigrantëve që kursimet e tyre ti investojnë në agroturizëm, pasi të ardhurat janë më të larta sesa në Greqi.

“Ejani në Shqipëri ku merrni një paga të ngjashme, por edhe paguani më pak taksa dhe jeni në tokën tuaj dhe pranë njerëzve tuaj. Çdo shqiptari që jeton jashtë, që ka një tokë apo një shtëpi në fshat i them sot t’i investojnë kursimet e veta në agro-turizëm. Nuk ka nevojë të kthehet me familjen, por, nëse i investon ato të ardhura për të hapur derën e vjetër dhe ta kthejë në bujtinë mikpritëse do të ketë të ardhura më të larta sesa të ardhurat këtu ne Greqi”,-u shpreh Edi Rama.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →