“Po na shtypin, po na torturojnë çdo ditë”- Talibanët i ndalojnë gratë të dëgjojnë zërat e njëra-tjetrës, aktivistët: Situata po përkeqësohet

po na shtypin po na torturojne cdo dite talibanet i ndalojne grate te degjojne zerat e njera tjetres aktivistet situata po perkeqesohet








































Talibanët i kanë ndaluar gratë të dëgjojnë zërat e grave të tjera, si një përpjekje e tyre të fundit për të imponuar një version të ashpër të ligjit islamik në Afganistan.

talebane

Në një mesazh drejtuar popullit, ministri i vendit për promovimin e virtytit dhe parandalimin e veseve, njoftoi kufizimin e ri të çuditshëm për sjelljen e grave.

Në mesazhin e tij, ministri Khalid Hanafi tha: “Edhe kur një femër e rritur falet dhe një femër tjetër kalon aty pranë, ajo nuk duhet të lutet me zë të lartë që ta dëgjojnë”.

Zëri i një gruaje konsiderohet “evrah”, që do të thotë diçka që duhet të mbulohet dhe nuk duhet të dëgjohet në publik tha Hanafi.

“Kur gratë nuk lejohen të thërrasin ezanin për namaz, ato sigurisht që nuk duhet të këndojnë apo të dëgjojnë muzikë. Si mund të lejohen të këndojnë, nëse nuk u lejohet as të dëgjojnë zërin e njëri-tjetrit në lutje, e lëre më asgjë tjetër”, tha ai.

Ndonëse detajet e sakta të vendimit të talebanëve janë të paqarta, aktivistët afganë të të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar se kjo mund të nënkuptojë se gratë në fakt po ndalohen të mbajnë biseda me njëra-tjetrën.

“Ishte e vështirë të imagjinohej se situata do të përkeqësohej pasi talebanët ndaluan zërat dhe fytyrat e grave në publik muajin e kaluar, por me këtë dekret të fundit, ne kemi parë se aftësia e talebanëve për të dëmtuar gratë nuk ka kufi”, tha një aktivist.

“Çfarëdo që ai thotë është një formë e torturës mendore për ne. Të jetosh në Afganistan është tepër e dhimbshme për ne si gra. Afganistani është i harruar dhe për këtë arsye po na shtypin, po na torturojnë çdo ditë. Ata thonë se nuk mund t’i dëgjojmë zërat e grave të tjera dhe nuk e kuptoj nga vijnë këto pikëpamje, tha një grua afgane në Kabul për “The Telegraph”.

Që nga marrja e pushtetit në gusht 2021, talebanët kanë kufizuar sistematikisht të drejtat e grave në Afganistan.

Gratë tashmë janë urdhëruar të mbulojnë fytyrat e tyre për të shmangur tundimin e të tjerëve, dhe të përmbahen nga të folurit në prani të burrave të panjohur, që nuk janë të afërm të ngushtë.

Gratë që kundërshtojnë rregullat e reja do të arrestohen dhe dërgohen në burg, thanë talebanët.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →