Vendet e rajonin kanë çmim më të lirë të energjisë, Bardhi: Shqiptarët paguajnë më shtrenjtë për shkak të babëzisë së Belinda Ballukut për të vjedhur!

vendet e rajonin kane cmim me te lire te energjise bardhi shqiptaret paguajne me shtrenjte per shkak te babezise se belinda ballukut per te vjedhur








































Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar të dhëna nga EUROSTAT për çmimin e energjisë elektrike.

bardhi balluku

Bardhi shkruan se qytetarët e shteteve të rajoni paguajnë çmim në të  lirë të energjisë elektrike sesa qytetarët shqiptarë. Kjo sipas tij, “për shkak të babëzisë së Belinda Ballukut për të vjedhur kudo”.

Ndër të tjera ai shkruan se janë vjedhur 180 milion euro nga transaksionet e shit-blerjes së energjisë në 1 vit, një tjetër arsye kjo pse shqiptarët paguajnë shumë.

465439361_964573515689478_3460576232537043613_n (1)

Reagimi i Bardhit

Qytetarët e Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, sipas EUROSTAT🇪🇺 paguajnë MË LIRË çmimin e energjisë elektrike sesa qytetarët shqiptarë.

SHQIPTARËT paguajnë çmimin MË TË SHTRENJTË të energjisë për shkak të babëzisë së Belinda Ballukut për të vjedhur kudo. 180 milion euro të vjedhura vetëm nga transaksionet e shit-blerjes së energjisë në 1 vit, është e vetmja arsye pse shqiptarët detyrohen të paguajnë çmimin më të shtrenjtë të energjisë në Rajon, edhe pse janë të bekuar nga Zoti me burime të shumta natyrore, që krijojnë të gjithë mundësinë për të patur një çmim më të lirë të energjisë elektrike, të paktën sa qytetarët e Kosovës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →