Policia e Comos në Itali arrestoi dy shtetas shqiptarë të moshës 20 dhe 24 vjeç respektivisht, të dy me banim në Laglio, për trafik droge.
Dy të rinjtë, nga hetimet është zbuluar se ishin pjesë e një organizate që lulëzonte në grafikun e drogës.
Ata u arrestuan teksa po shisnin lëndën narkotike në një parkim supermarketi.
Parkingjet e supermarketeve ishin pika e takimit mes blerësve dhe shitësve të lëndës narkotike, sipas mediave italiane.
Veç drogës që u është gjetur në momentin e arrestimit, atyre u është sekuestruar lëndë narkotike e llojit kokainë dhe para edhe në banesë.
Kokaina prej 60 gramësh ishte e ndarë në doza të vogla gati për shitje.