“Po nxirrem si monstër e baba i keq”- Big Brother Vip i bën pjesë të shtëpisë ish-burrin, këngëtarja përballet me të: Je dhunues! Vetëm ne, dy gratë e tua të fundit…

po nxirrem si monster e baba i keq big brother vip i ben pjese te shtepise ish burrin kengetarja perballet me te je dhunues vetem ne dy grate e tua te fundit








































Këngëtarja dhe ish-Missi, Drenusha Latifi është përballur me ish-bashkëshortin e saj, Atill Karteshi në Big Brother Vip, pas ky i fundit u bë pjesë e shtëpisë ku do të “bashkëjetojë” me ish-gruan.

drenusha atilla

Drenusha, e cila e ka denoncuar publikisht ish-burrin për dhunë ndaj saj, u përball me Atillën në dhomën e surprizave ku u trondit nga prania e tij, ndërsa më vonë mësoi se ai do të bëhej pjesë e garës.

“Ke qenë dhunues dhe nuk mund ta mohosh atë fakt kurrë në jetën tënde, mirë është të kërkosh falje”, iu drejtua ajo, ndërsa ish-burri e mohoi duke u shprehur se po e nxirrte si monstër dhe baba të keq.

drenusha latifi atilla kartesh1

Pjesë nga përballja:

Atilla: Fëmijët janë mirë

Drenusha: Çfarë është kjo surprizë? Nuk kam çfarë e pyes këtë njeri, përveç atyre dy fëmijëve që kemi bashkë, nuk kam qejf të kem asnjë lloj komunikimi.

E paska cinizmin që ka pasur gjithmonë. Karshi këtij njeriu ndjej asgjë, deri vonë kam pasur njëlloj inati për shkak se s’kemi pasur një bashkëpunim për hatër të fëmijëve. Por tani s’më bën përshtypje ky njeri.

Ka kaluar një periudhë e gjatë kur jemi ndarë, kanë kaluar dy vite, është munduar të më nxjerrë gënjeshtare edhe si nënë e keqe, pavarësisht sakrificave që kam bërë për të e fëmijët tanë.

Atilla: I kemi dëgjuar këto në nja 30 programe të ndryshme, sa i përket falënderimit

Drenusha: Sjellja e tij vijon të jetë dhunuese

Atilla: E bëre monolog, s’kam asgjë për t’i thënë, i tregova që fëmijët janë mirë. Po nxirrem si monstër, edhe jam baba i keq, nuk mund t’i pres këto muhabete me buzëqeshje

Drenusha: Ke qenë dhunues dhe nuk mund ta mohosh atë fakt kurrë në jetën tënde, mirë është të kërkosh falje. Ti banor mund të bëhesh, si ish-burri Drenushës? Paske vuajtur për famë, pse s’na tregove më herët të të kisha bërë të famshëm, jo tani. Të paska ardhur të vish mbas meje që të bëhesh i famshëm.

Njeri më manipulues dhe mashtrues nuk ekziston. Unë s’kam thënë që është baba i keq, apo i ka bërë diçka fëmijëve.

Mendohu se ku po vjen

Atilla: Dhunues?

Drenusha: Po dhunues fizik

Atilla: Interesante, për t’u parë. Të akuzosh dikë dhunues duhet të kesh fakte. Pallavra, a e njeh

Drenusha: Të ka mësuar avokati yt

Atilla: Do të kisha qejf që edhe ty të kishte mësuar diçka.

Drenusha: Vazhdo me mashtrimet e tua. Lojërat mund të bësh, sepse je ekspert.

Ne dy gratë e tua të fundit të njohim shumë mirë, që t’i je dhunues. Je dënuar për dhunë sa i përket gruas tjetër, ajo ka qenë më e mençur kurse unë më budallaqe, që s’të kam denoncuar me kohë.

Mund të qeshësh, dhunuesit si ky qeshin.

drenusha latifi atilla2

Fundi i martesës

Drenusha Latifi, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Suedi, i ka dhënë fund martesës së saj 10-vjeçare me Atilla Kartesh rreth dy vite më parë.

Ish-Miss Kosova dhe biznesmeni i njohur Atill vendosën që ti ndajnë rrugët duke u divorcuar, por në atë kohë asnjë nuk reagoi pas lajmeve.

Kujtojmë që dyshja nga lidhja e tyre disa vjeçare kanë sjellë në jetë dy fëmijë. Ndërkohë në një intervistë pak muaj më parë, ajo deklaroi se arsyeja e vendimit për t’u divorcuar ishte dhuna fizike që ish-bashkëshorti ushtronte ndaj saj.

Ajo tregoi se pas dhunës së ushtruar vendosi të bëhej e pavarur ekonomikisht dhe kur arriti që të krijonte të ardhurat e saj i dha fund martesës.

Drenusha Latifi: I kam dhënë fund një martese 10-vjeçare dhe u bë një vit e gjysmë që jemi ndarë. Arsyeja kryesore ka qenë dhuna fizike, po ashtu dhe dhuna ekonomike. Unë jam shume realiste në ato që them dhe e di që shumë njerëzve nuk ka për t’i përlqyer. Në momentin që kam qenë e pavarur ekonomikisht, jo se kam qenë prej tij e varur ekonomikisht, mirëpo kemi pasur shumë gjëra financiare së bashku.

Në momentin që kam qenë e pavarur ekonomikisht, kam gjetur punë vetë, nuk kam qenë ekonomikisht e varur as prej shtetit suedez as prej kërkujt tjetër. Normalisht ka qenë edhe më e lehtë për mua të marr një vendim të tillë.

Kur jam takuar me ish-bashkëshortin tim nuk ka pasur as pasuri, asnjë gjë, përkundrazi ka qenë në një fazë shumë të keqe ekonomike kur jemi takuar dhe kemi ndërtuar shumë gjëra bashkë, por kur unë nuk jam pajtuar me dhunën fizike që më është bërë dhe dhunën ekonomike, psiqike etj, m’u desh të shikoja të gjithë territorin tim se çfarë është më e mira për mua dhe fëmijët e mi, kuptova që nëse do pavarësohem nga ana ekonomike dhe jam e pavarur, mund të shkëputem prej tij.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →