“S’jepet si tollon apo kupon”- Pagesa shtesë për ushqimet për efektivët, ministri Hoxha sqaron: Duhet rishikuar shpenzimi i parave nga policët tek një operator

sjepet si tollon apo kupon pagesa shtese per ushqimet per efektivet ministri hoxha sqaron duhet rishikuar shpenzimi i parave nga policet tek nje operator








































Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka sqaruar se paga shtesë për ushqimet që marrin efektivët e policisë nuk jepet në formë tolloni apo kuponi.

ervin hoxha1Ai ka theksuar se shuma prej 110 mijë lekësh të vjetra kalon direkt në llogarinë bankare të efektivit.

Ndërsa shtoi se duhet rishikuar shpenzimi i parave nga policët tek një operator.

Ministri Hoxha: Ndjej përgjegjësinë të bëj një sqarim, po keqinterpretohet me një fjalë që u përmend disa herë.

Kemi një pagesë rreth 110 mijë lekë të vjetra, që është për ushqimin dhe kalon drejtpërdrejt në vlerë në konton e punonjësit të policisë.

Ajo që po keqinterpretohet është pjesa e operatorëve ku punonjësi do ti shpenzojë këto para, nuk bëhet fjalë të jepet në formë kuponi apo tolloni, kjo para shkon tek efektivi në konton e hapur për këtë qëllim.

Mënyra se si një punonjës policie në Pukë apo Vaun e Dejës duhet të shkojë tek një operator për t’i shpenzuar ato para, kjo është ajo që duhet të shikojmë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →