Deputeti demokrati Tritan Shehu përmes një postimi në Facebook ka ngritur shqetësime në lidhje me sistemin shëndetësor, kryesish për spitalin e Onkologjikut.
Shehu shprehet duke thënë se Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku mungon një regjistër për kombëtar i tumoreve dhe sipas tij kjo është bëhet me qëllim për të fshehur realitetin tragjik në onkologjik.
Deputeti gjithashtu shkruan se janë të pa mjaftueshme mundesitë e dagnostikimit të shpejtë të tyre, me imazheri, histopatologji etj.
Postimi:
Tumoret sherohen, por jo nga nje shendetesi ne agoni!
Nje shendetesi “o paguaj o vdis” sjell vetem vdekje, vecanereisht per vendin me te varfer ne Europe.
–Sot ne BE tumoret sherohen ne 70% te rasteve.
Ne Shqiperi ne 30% te rasteve, pra “koke poshte” si shendetesia jone, me e varfera, me anti sociale, me keq e pajisur, me me pak mjeke, etj, ne Europe.
–Shqiperia eshte i vetmi vend ne Europe, qe nuk ka nje rregjister kombetar te tumoreve.
E qellimeshme kjo, per te fshehur realitetin tragjik onkologjik e shendetesor:
1-Ne Shqiperi mungon depistimi aktiv per tumoret.
Jane te pa mjaftueshme mundesite e dagnostikimit te shpejte te tyre, me imazheri, histopatologji etj.
2-Ne Shqiperi sektori publik i histopatologjise pothuajse nuk funksionon jashte Tiranes. Dhe ketu nuk kryhen ato ex tempora, studimet bio molekulare, percaktimi individual i mjekimit etj.
Ne shumice pacienti dergohet te privali me pagese nga “Xhepi”.
3-Mjekimi anti kancerogen, pervec atij kirurgjikal, eshte larg kerkesave europiane.
Nuk ka mjekim individual e lidhur kjo me individin, histopatologjine e llojshmerine e preparateve.
4-Sektori publik ka vetem 5 akseleratore lineare per radioterapine, kur per popullesine duhen mbi 12.
Ne rastin me te mire trajtojne reth 1400 raste ne vit.
Kur ne Shqiperi kemi 7000 raste te reja ne vit nga te cilet 3500 kane nevoje per ate mjekim, pra ka nje boshllek me 2000 raste ne vit.
5-Nuk kryhet trapianti i palces, i domosdoshem ky ne shume forma te leukozave.
6-Kujdesi paliativ pothuajse nuk egziston, i domosdoshem ky ne cdo shoqeri.
Pra ne Shqiperi jeten te semureve nuk po ja marrin tumoret, por shendetesia rilindase, qe nga “falas” u be “o paguaj o vdis”.
“Kanceri” i vertete per shqiptaret eshte ky regjim, qe nuk mund te pjelle tjeter vecse fatkeqesi.