Gjendja e demokracisë, është renditur çështja më të rëndësishme për amerikanët kur vendosin se për kë të votojnë si president.
Sipas exit poll-eve të para në SHBA, rreth një e treta e njerëzve të pyetur thanë se gjendja e demokracisë ishte shqetësimi i tyre kryesor, nga pesë opsionet e dhëna. Ekonomia renditet e dyta, me tre në dhjetë zgjedhës që e kanë zgjedhur atë.
Sipas këtyre të dhënave paraprake, aborti dhe emigracioni ishin çështjet e radhës më të rëndësishme dhe politika e jashtme ishte opsioni më pak i zgjedhur.
Ekonomia ka qenë më parë në krye të listës së çështjeve që motivojnë votuesit dhe është renditur e para në exit poll për çdo zgjedhje presidenciale që nga viti 2008. Ajo mbetet brenda kufirit të gabimit.
Këto janë shifra të hershme dhe ka të ngjarë të ndryshojnë pasi votimet në exit poll janë ende të hapura në të gjithë vendin.