U premtoi 1 milionë dollarë dhuratë, votuesit e Arizonës ngrenë padi për mashtrim kundër Elon Musk: Përzgjedhja nuk u bë rastësisht, por…

u premtoi 1 milione dollare dhurate votuesit e arizones ngrene padi per mashtrim kunder elon musk perzgjedhja nuk u be rastesisht por scaled








































Një votuese e regjistruar në Arizona, paditi Elon Musk dhe super PAC-në e tij pro-Trump në gjykatën federale, duke i akuzuar ata për mashtrim dhe gënjeshtra për dhurimin prej 1 milion dollarësh.

elon musk trump

Paditësja, Jacqueline McAferty, nënshkroi peticionin e Musk më 20 tetor, pasi Musk tha se fituesit do të zgjidheshin “rastësisht” nga grupi i njerëzve që nënshkruan peticionin e tij në mbështetje të Kushtetutës.

Por, avokatët e Musk thanë në një procedurë të veçantë gjyqësore, se fituesit nuk u zgjodhën rastësisht, por u zgjodhën bazuar në përshtatshmërinë e tyre për të promovuar super PAC-në pro-Trump.

Deklaratat e të pandehurve që tregojnë se individët që nënshkruan peticionin do të zgjidheshin rastësisht për të fituar 1,000,000 dollarë ishin të rreme, dhe të pandehurit e dinin se ato deklarata ishin të rreme në kohën kur u bënë,” thotë padia, e cila u ngrit në Teksas.

Padia thotë më tej se nëse McAferty do të kishte qenë e vetëdijshme se ajo nuk kishte asnjë shans për të marrë 1,000,000 dollarë, atëherë ajo nuk do ta kishte nënshkruar peticionin dhe nuk do të kishte dhënë informacionin e saj personal të identifikimit në PAC të Musk, duke përfshirë adresën e saj dhe numrin e telefonit celular.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →