Qendrat e votimit në SHBA, janë më pak se një orë larg mbylljes, por disa qendra votimi do të jenë të hapura më gjatë, ndërsa zyrtarë të tjerë thonë se votimi i tyre po ecën më ngadalë se sa pritej.
Ndërkohë të parat qendra që u bullën ishin ato të Kentucky dhe Indiana, ku do të nisë më pas dhe procesi i numërimit.
Karolina e Veriut: Dy zona votimi, një në Burke County në rajonin perëndimor të shtetit dhe një në Wilson County, në lindje të Raleigh. Raportohet se ka një gjysmë ore shtesë votimi. Dy qendrat thuhet se ishin përkohësisht të padisponueshme për votuesit më herët gjatë ditës, pas problemeve të dukshme teknike.
Xhorxhia: Dy zona zgjedhore në kontenë Gëinnett do të qëndrojnë të hapura deri në orën 7:58 pasdite me orën amerikane, pasi ato u mbyllën për një kohë të shkurtër sot për shkak të një kërcënimi të marrë, tha Drejtori i Komunikimit të Qeverisë së Qarkut Gëinnett, Joe Sorenson.
Ekzistojnë gjithashtu dy qendra votimi në qarkun Cobb që lejohen të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:20 me orën amerikane, tha një zyrtar. Zgjatja e orarit të votimit do të shtynte me një orw kohwn kur njësitë duhet të raportojnë rezultatet.
Pensilvania: Guvernatori Josh Shapiro parashikoi të martën se numërimi i votave nuk pritet të zgjasë pothuajse aq sa zgjati në vitin 2020. Punëtorët zgjedhorë të kontesë Lancaster kishin përfunduar hapjen dhe skanimin e mbi 50% të rreth 64,000 fletëvotimeve të kthyera me postë, thanë zyrtarët. Të gjitha fletëvotimet e dërguara me postë duhet të numërohen deri në mesnatë.
Michigan: Detroit ka treguar se do të përfundojë numërimin e votave deri të martën në mesnatë dhe zyrtarët e shtetit do të kenë një përditësim më të mirë rreth orës 21:00 me orën amerikane, tha Sekretarja e Shtetit Jocelyn Benson.
Wisconsin: Milwaukee do të rinumërojë rreth 30,000 fletë votimi, pasi gjeti prova se dyert në makineritë e tij tabelare nuk ishin mbyllur siç duhet.
Arizona: Qarku Maricopa, i cili është shtëpia e shumicës së votuesve të shtetit kritik, do të lëshojë 1.1 milion deri në 1.2 milion fletëvotimet e para rreth orës 22:00 me orën amerikane, ose një orë pas mbylljes së qendrave të votimit, sipas një zyrtari. Ky numërim do të përfshijë vetëm votat deri më 29 tetor. Zyrtari fillimisht vlerësoi se rënia e parë do të përfshinte fletëvotimet të paktën deri më 1 nëntor.