Më 28 nëntor mbahet në Tiranë parada kuqezi, Veliaj thirrje shqiptarëve: Eja festojmë në zemër të qytetit me këngët nga çdo trevë shqiptare

me 28 nentor mbahet ne tirane parada kuqezi veliaj thirrje shqiptareve eja festojme ne zemer te qytetit me kenget nga cdo treve shqiptare








































112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, do të rikthejë në Tiranë paradën kuqezi. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se parada do të mbahet më 28 nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit.

Screenshot 2024-11-06 161945

Ai i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të mblidhen për të festuar në zemër të Tiranës, me kostumet e këngët nga çdo trevë shqiptare, në një bashkim vëllazëror festimesh të paharrueshme”.

“28 Nëntor – Parada e shqiptarëve, parada kuqezi

E ku ka më mirë se sa kur të gjithë shqiptarët mblidhen bashkë në Tiranë më 28 Nëntor, për të kremtuar 112 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, në një paradë me ngjyra Kuq e Zi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me kostumet e kënget nga çdo trevë shqiptare, në një bashkim vëllazëror festimesh të paharrueshme.

Eja festojmë në zemër të Tiranës”, shkruan Veliaj.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →