“Gjysma e qeverisë, e përfshirë në skandalin e mbetjeve toksike”- Agron Shehaj kërkon shpjegim nga ministri i Brendshëm! Ervin Hoxha: Shumë shpejt kontejnerët…

gjysma e qeverise e perfshire ne skandalin e mbetjeve toksike agron shehaj kerkon shpjegim nga ministri i brendshem ervin hoxha shume shpejt kontejneret
gjysma e qeverise e perfshire ne skandalin e mbetjeve toksike agron shehaj kerkon shpjegim nga ministri i brendshem ervin hoxha shume shpejt kontejneret








































Deputeti Agron Shehaj ka kërkuar sqarime nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha se çfarë po ndodh me kontejnerët me mbetje toksike.

Nga Kuvendit, Shehaj hodhi akuza duke thënë se gjysma e qeverisë është e përfshirë në këtë skandal të trafikut të mbetjeve toksike.

Si përgjigje, ministri i Brendshëm u shpreh se shumë shpejt kontejnerët dot zbresin në një hapësirë publike.

Agron Shehaj: Ka 11 ditë që një anije me kontejnerë me mbetje toksike të trafikuara nga porti i Durrësit ndodhet përballë Portit të Durrësit dhe ministri i Brendshëm duhet të japë përgjigje se çfarë po bëhet. Ka një interes, publiku do të dije se çfarë po ndodh me mbetjet toksike? Gjysma e qeverisë është e përfshirë në këtë skandal, në trafikimin e mbetjeve toksike. Duhet të informoni qytetarët, çfarë po ndodh me mbetjet toksike.

Ervin Hoxha: I nderuar zoti Shehaj në lidhje me informacionin që kërkuar, Prokuroria Durrës ka bërë një njoftim publik në bashkëpunim me policinë, agjencinë2 doganore dhe autoritetet portuale po ekzekuton urdhrin dhe vendimin e marrë. Shumë shpejt kontejnerët dot zbresin në një hapësirë publike, e cila po krijon kushtet dhe mundësinë sipas kapaciteteve dhe infrastrukturës për çështjet e sigurisë në ambientet e Durrësit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →