“Nuk e kishim përfunduar marrëdhënien”- Plagosi me thikë Manderina Çelën, zbardhet dëshmia e 41-vjeçarit: E godita në gjaknxehtësi e sipër, më kërkoi të ndaheshim!

nuk e kishim perfunduar marredhenien plagosi me thike manderina celen zbardhet deshmia e 41 vjecarit e godita ne gjaknxehtesi e siper me kerkoi te ndaheshim








































Është zbardhur deklarata e 41-vjeçarit Ilir Çami, që plagosi me thikë një ditë me parë ish të dashurën e tij në lagjen nr 4. në Korçë.

korce plagosje

Sipas burimeve për News24, bëhet e ditur se 41-vjeçari pasi është arrestuar nga policia ka dhënë deklaratën paraprake në të cilën ka sqaruar se me Mandarina Çelën e datëlindjes 1978 nuk e kishin shkëputur mardhënien.

“Unë pasi mbarova masën e arrestit u largova për në Greqi dhe pasi jam kthyer kam rinisur me Mandarinën marrëdhënien tonë duke konsumuar biseda telefonike. Më pas Mandarina ka dashur ta shkëpusë marrëdhënien tonë gjë që unë nuk pranova dhe në gjaknxehtësi e sipër e kam goditur me thikë”.

Këto kanë qënë fjalët që 41-vjeçari ka rrëfyer përpara policisë së Korçës ndërkohë që do të jenë veprimet e tjera hetimore që do të zbardhin ngjarjen e rëndë.

Kujtojmë se më herët, e plagosura ka mohuar se ka qenë në lidhje apo ka patur ndonjë raport me autorin.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ajo ka rrëfyer se Ilir Çami e përndiqte prej 3 vitesh me urdhër të një personi tjetër.

nuk e kishim perfunduar marredhenien plagosi me thike manderina celen zbardhet deshmia e 41 vjecarit e godita ne gjaknxehtesi e siper me kerkoi te ndaheshimManderina Çela: Kam dhimbje, kam marrë plagë në fyt, dorë, krah, ku nuk ka marrë. Ditën e djeshme, kishin nipin shtruar në spital, erdha këtu dhe i dhashë supë, ai më kishte prerë rrugën.

Më përndjek prej 3 vitesh dhe më kërcënonte me jetë, ja siç më bëri. E kam denoncuar në polici, unë e denoncoja në mëngjes, policia e nxirrte në darkë. Nuk kam fare të bëj me këtë person, unë një burrë kam pasur dhe një kam, as të dashur nuk e kam, s’kam lidhje fare, ky është futur nga një x person, nuk dua të them emër.

Nuk kam njohje të mëparshme me këtë person, është i futur nga dikush tjetër. Më ka dalë tek Katedralja, më kërkoi për të pirë kafe se pranova. E kam denoncuar mbi 10 herë. Erdhi në shtëpi, nuk e di se çfarë donte të më bënte, a të më vriste, por e kapi burri.

Ka një vit që më erdhi në shtëpi. Nuk isha vetë, nuk dola, u trondita. U goditën me njëri-tjetrin dhe njoftova policisë. E dënuan me 6 muaj burg.

Unë njihem me personat e tjerë. Nuk dua ta prek si histori, ka 3 vite që e kam mbyllur si muhabet. Midis Ilir Çamit dhe këtyre personave ka njohje, para pak ditësh mori nipin tim në telefon dhe i tha “Jam në lokal me x person në filan vend”.

Isha ora rreth 09:00, më doli para spitalit. I thashë ‘largohu mos më dil më, më lër në hallet e mia, nuk kemi gjë bashkë, për çfarë më ndalon në rrugë”. Më tha: “Sot kam bërë plan për të të therur”. Nxori thikën dhe s’mbaj mend çfarë u bë. Më shtriu në tokë dhe më vendosi thikën në grykë, aty pashë një burrë që erdhi e kapi, e hoqi dhe pastaj nuk mbaj mend më gjë, shkova në spital pa ndjenja.

Para një dite u shkëmbyem në rrugë, por nuk folëm. Donte të pinte kafe me mua, por se pranoja.

Bashkëshorti e di ngjarjen, ai është tronditur, nuk ndihet mirë as ai dhe as fëmija.

Do ta denoncoj edhe personin që ka shtyrë Ilir Çamin të më përndjekë

Manderina Çela u plagos me thikë në zonën midis mjekrës dhe qafës nga Ilir Çami mëngjesin e së mërkurës.

Plaga nuk ka qënë shumë e rëndë dhe aktualisht Çela ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë Ilir Çami pritet të njihet me masën e sigurimit në ditët në vijim.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →