“Buxheti i vitit të kaluar do të mbahet mend për…”- Bardhi-Ballukut: I shkaktuat 50 milionë euro dëm shtetit me Tunelin e Llogarasë dhe 180 milionë me shitblerjen e energjisë

buxheti i vitit te kaluar do te mbahet mend per bardhi ballukut i shkaktuat 50 milione euro dem shtetit me tunelin e llogarase dhe 180 milione me shitblerjen e energjise scaled








































Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, përmes një postimi në Facebook, ka risjellë në vëmendje buxhetin e vitit të kaluar, duke thënë se do të mbahet mend për vjedhjet më të mëdha në histori.

bardhio balluku

Duke iu drejtuar zv/kryeministres, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut, Bardhi tha se “vetëm me projektin e Tunelit të Llogarasë, Buxhetit të Shtetit iu shkaktua një dëm prej 50 milion euro. Vetëm nga shitblerja e energjisë elektrike iu shkaktua një dëm prej 180 milion euro”.

Postimi i Bardhit:

Buxheti i vitit të kaluar do të mbahet mend si buxheti që nuk solli rritjen e pensioneve apo pagave, por vjedhjen më të madhe në histori. Vetëm me projektin e Tunelit të Llogarasë, Buxhetit të Shtetit iu shkaktua një dëm prej 50 milion euro. Vetëm nga shitblerja e energjisë elektrike iu shkaktua një dëm prej 180 milion euro.

Do të mjaftonte eliminimi i abuzimit në këto dy çështje, që të gjendej fondi për të përballuar rritjen e pensioneve. Përgjegjësinë për këtë abuzim e ka Edi Rama dhe Belinda Balluku! Ata janë përgjegjësit pse nuk rriten pensionet, pse nuk ka mirëqenie ekonomike për qytetarët. Shqetësimi i vetëm që kanë është mirëqenia e tyre personale ekonomike.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →