Jeni adhurues të kafes? Zbuloni se si pija juaj e preferuar mund të ndihmojë në jetën tuaj s*ksuale

jeni adhurues te kafes zbuloni se si pija juaj e preferuar mund te ndihmoje ne jeten tuaj sksuale








































Të gjithë e dinë se marrëdhënia seksuale është një gjuhë komunikimi mjaft i rëndësishëm në jetën në çift, por tashmë zbulohet se dhe kafeja, mund të ndikojë pozitivisht në aspektin intim.

cift kafe

Sipas seksologut  dhe konsulentit ushqimor, Satori Madrone, kafeja mund të luajë rol jo vetëm në zgjimin e mëngjesit, por gjithashtu dhe në epshin e përvojën seksuale.

“Duhen nga 15 minuta deri në 2 orë që ndikimi i kafesë të arrijë kulmin në organizëm. Pra, nëse pini kafe para seksit, atëherë mund të keni rezultate më spektakolare në shtrat”, thotë seksologu për bustle.com.

Kafeja rrit epshin femëror

Në një studim të vitit 2010 nga Universiteti i Teksasit, u zbulua se konsumimi i produkteve me kafeinë rrit rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut, duke lehtësuar kështu stimulimin e organeve gjenitale.

Kafeja redukton disfunksionin erektil

Sipas hulumtimit nga Qendra Shëndetësore në Hjuston, kafeina redukton incidencën e mosfunksionimit erektil, veçanërisht pas konsumimit të dy filxhanëve në ditë. Në fakt, përtej këtij reduktimi, duket se një filxhan kafe rrit nivelin e testosteronit.

Kafeja përmirëson performancën atletike

Hulumtimi i kryer në vitin 2017 nga Universiteti i São Paulo arriti në përfundimin se kafeina rriti performancën atletike të çiklistët, krahasuar me ata që pinin vetëm ujë. Efekti stimulues i kësaj substance në sistemin nervor mund të zvogëlojë lodhjen dhe të përmirësojë mprehtësinë mendore dhe përqendrimin. Me pak fjalë, ata që pinë kafe qëndrojnë zgjuar dhe me energji për më gjatë.

Kafeja redukton stresin

Kur ndihemi të stresuar është e vështirë të performojmë në shumicën e aktiviteteve tona. E lëre më seksin, që kërkon edhe përqendrim. Kafeja mund të jetë një opsion efektiv për reduktimin e stresit. Ka indikacione të forta se konsumimi i kafeinës ka një efekt negativ në stresin kronik dhe ndihmon në reduktimin e tij. Në fakt, një studim i vitit 2015 tregoi se mund të ketë një lidhje midis konsumit të kafeinës dhe depresionit.

Konsumatorët e kafesë qëndrojnë “të lartë” për më gjatë

Nuk ka asgjë më të mirë se një partner që mund të punojë po aq mirë pas disa paralojërave. Hulumtimi i publikuar në 2014 në Journal of Nutrition zbuloi se kafeina përmirëson funksionin e trurit, kujtesën dhe përqendrimin. Prandaj, kafeina mund ta mbajë trurin vigjilent, të rrisë kohën e reagimit, por edhe qëndrueshmërinë.

Sigurisht, pirja e kafesë nuk është mënyra e vetme apo më e përshtatshme për të duruar apo shijuar më shumë seksin. Sipas ekspertit, “Seksi është një proces që nis nga ne. Ajo që na bën të mirë në shtrat në moshën 20 nuk do të thotë se do të na bëjë të mirë në të 40-at. Çelësi është të përshtatemi, të komunikojmë, të dëshirojmë të provojmë gjëra të reja dhe mbi të gjitha, mos harroni të kërkoni miratimin e partnerit tuaj”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →