Mbërriti sot me anijen Libra, kthehet mbrapsht një nga emigrantët që do të strehohej në kampin e Gjadrit

mberriti sot me anijen libra kthehet mbrapsht nje nga emigrantet qe do te strehohej ne kampin e gjadrit








































Një nga tetë emigrantët që u sollën paraditen e sotme në Shëngjin me anijen libra, do të kthehet mbrapsht. 

emigrantet anija libra shengjin (16)

Kthimi i tij sipas agjencisë së lajmeve Ansa bëhet sepse ai bën pjesë në kategorinë e pambrojtur për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Ai do të kthehet në Itali, në Brindizi, nga e njëjta anije e Marinës.

Nga ana tjetër, 7 emigrantët e tjerë do të transportohen dhe strehohen në Gjadër.

Kujtojmë se anija me refugjatë u ankorua në port rreth orës 08:00. Emigrantët iu nënshtruan procedurave të kontrollit në qendrën në Shëngjin, dhe do të transferohen në kampin në Gjadër.

Emigrantët, egjiptianë dhe bangladeshas, janë kapur në ujërat ndërkombëtare të kanalit të Siçilisë.

Ky është grupi i dytë i emigrantëve të kapur nga autoritetet e Italisë, që zbarkojnë në portin e Shëngjinit. Grupi i parë i përbërë nga 12 persona mbërriti me 16 tetor dhe vetëm 3 ditë më vonë, me vendim të gjykatës së Romës ata u kthyen në Itali.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →