Anis Mehmeti është një nga lojtarë shqiptarë më në formë në këtë periudhë por për çudi, trajneri Silvinjo vazhdon të mos e grumbullojë futbollistin e Bristol i cili po shkëlqen në Championship në Angli.
Lojtari është titullar fiks në radhët e skuadrës së tij dhe për më tepër, po shënon me rregullsi te ekipi anglez. Një gjë të tillë ka bërë edhe sot, teksa ka ndihmuar Bristolin të fitonte 2-0 në fushën e vështirë të Noruiçit.
Mehmeti mori një pasim në qendër dhe pasi gjeti hapësirën, lëshoi një diagonale të pakapshme me të majtën, duke i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës së tij që në minutat e para të sfidës.
SHIH VIDEON
Ky ishte goli i dytë radhazi për Mehmetin, i katërti në këtë kampionat, ku ai është kthyer në një nga emrat më të rëndësishëm të klubit të Bristol.
PANORAMASPORT.AL