Fitorja e Trump dhe ndikimi në Shqipëri, ish-ambasadori: SHBA, vend mik për ne dhe Kosovën! Do ketë ndryshime pozitive

fitorja e trump dhe ndikimi ne shqiperi ish ambasadori shba vend mik per ne dhe kosoven do kete ndryshime pozitive








































Ish-ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe historiani Mal Berisha, ka komentuar fitoren e Donald Trump në SHBA dhe ndikimin  e tij në Shqipëri.

mal berisha

I ftuar në emisionin Kjo javë në News 24, Mal Berisha tha se e vlerëson Donald Trump si një burrë shteti të fortë, duke thënë se amerikanët u zhytën në krizë ekonomike nga administrata e Biden.

Më tej, ai tha se beson se nën administratën e Trump, gjërat edhe për Shqipërinë do të ndryshojnë.

Ndër të tjera, ai theksoi se Trump është kundër emigrimit të paligjshëm, por kjo nuk është tendencë antiemigrim, por sepse Amerika nuk do njerëz të rrezikshëm.

“Zgjedhjet në SHBA janë tepër të rëndësishme jo vetëm për Amerikën, por për gjithë botën. E kam pritur me shumë dëshirë ardhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë. Amerikanët kishin frikë e frustrim nga Biden dhe ata nuk mund të vijonin me një kopje të tij. Më pëlqen një shprehje e Trump, që në jetë duhet sakrificë për të arritur ëndrrën.

Donald Trump është një politikan tepër i fortë që nuk u thye. Trump është kundër emigrimit të paligjshëm. Kjo nuk është tendencë antiemigrim, por Amerika nuk do njerëz të rrezikshëm. SHBA ka qenë dhe është vend mik për Shqipërinë e Kosovën. Sot më vjen keq që ambasada amerikane është bërë e njëanshme. Shpresoj që ambasada amerikane të kthehet në paanshmëri tashmë e tutje. Unë besoj se zgjedhja e Trump do sjellë ndryshime edhe për Shqipërinë”, tha Mal Berisha.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →