Eder Militao e ka mbyllur sezonin te Real Madrid. Mbrojtësi i “Galaktikëve” pësoi dëmtim të rëndë sot, ndërsa skuadra e tij mposhti 4 me 0 Osasunën.
Ligamenti krociat është këputur dhe tashmë Militao do duhet t’i nënshtrohet operacionit. Lajmi më i keq i mundshëm për të, që duhet të qëndrojë jashtë fushës së lojës për rreth 9 muaj siç tregojnë raportimet e fundit.
Ndërkohë dhimbje koke dhe për Ançelotin. Trajneri e kishte titullar dhe pa mbrojtësin të largohej në lot.
Një dëmtim mjaft i rëndë i Eder Militaos, ndërsa kujtojmë se Karavahal ishte po ashtu një nga mbrojtësit me peshë, që mbylli sezonin më parë te Reali.
PANORAMASPORT.AL