Katari konfirmon tërheqjen nga roli i ndërmjetësit midis Izraelit dhe Hamasit: Do iu bashkohemi kur palët të tregojnë seriozitet në negociatat për t’i dhënë fund armiqësive

katari konfirmon terheqjen nga roli i ndermjetesit midis izraelit dhe hamasit do iu bashkohemi kur palet te tregojne seriozitet ne negociatat per ti dhene fund armiqesive








































Katari ka konfirmuar se po pezullon ndërmjetësimin e tij për një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës, derisa Hamasi palestinez dhe Izraeli të tregojnë vullnet dhe seriozitet në negociata.

SUL ME RAKETA

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi Al Ansari tha se Katari ka informuar palët për tërheqjen 10 ditë më parë.

“Dhjetë ditë më parë, gjatë raundit të fundit të negociatave për të arritur një marrëveshje, Katari informoi palët se synon të pezullojë përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar midis Hamasit dhe Izraelit nëse nuk arrihet marrëveshje gjatë këtij raundi.” tha Al Ansari në një deklaratë. “Katari do të rifillojë përpjekjet ndërmjetësuese kur palët të tregojnë vullnet dhe seriozitet në negociatat për t’i dhënë fund armiqësive”, shtoi ai sipas BBC.

Zëdhënësi hodhi poshtë gjithashtu raportet nga një burim diplomatik që sugjeronte se Katari mund të mbyllte zyrën e Hamasit në Doha.

“Objektivi kryesor i zyrës në Katar është të jetë një kanal komunikimi mes palëve të interesuara dhe ky kanal ka kontribuar në arritjen e një armëpushimi”, tha ai më parë.

I njëjti burim diplomatik kishte deklaruar se Katari kishte pezulluar ndërmjetësimin e tij midis Izraelit dhe Hamasit palestinez, duke akuzuar palët ndërluftuese se “refuzuan të negociojnë në mirëbesim”.

“Katari ka informuar izraelitët dhe Hamasin se për sa kohë që dy kampet refuzojnë të negociojnë një marrëveshje në mirëbesim, ata nuk do të jenë në gjendje të vazhdojnë të luajnë rolin e ndërmjetësit”, tha burimi, duke folur në kushte anonimiteti.

Disa agjenci lajmesh raportuan të shtunën se Katari kishte rënë dakord me SHBA-në për t’i thënë Hamasit të mbyllte zyrën e tij politike në Doha për shkak të një refuzimi për të negociuar një marrëveshje me mirëbesim”.

Por ministria e jashtme tha se raportet ishin të pasakta. Pretendimet janë mohuar gjithashtu nga zyrtarët e Hamasit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →