Nëse jeni mësuar ta shihni më shpesh në serialet turke, duhet të dini se Nik Xhelilajn mund ta ndeshni edhe në rrugët e Tiranës. Ndonëse vizitat e tij janë të shkurtra, aktori i njohur ndërkombëtar, shpesh herë rikthehet në vendin e tij.
E natyrisht që në një nga këto vizita, nuk mund ti shpëtojë objektivit të paparacit tonë. Aktori simaptik, është fotografuar krejt i vetëm në rrugët e ish-Bllokut, ku shoqëri i bën vetëm telefoni i tij.
Djaloshi shtatlartë ka zgjedhur të jetë sportive, ku mes tutave dhe atleteve, ka vendosur dhe një kapele e size dielli, si për t’u maskuar disi.
Duhet të theksojmë që Nikun nuk e kemi parë prej shumë kohësh në shoqërinë e një partnereje, ndaj edhe i gjithë kurioziteti ynë, është të dimë nëse është dashuria ajo që e sjellë në Tiranë. Pasi ka qenë vetë aktori që ka deklaruar se nusen e do shqiptare. Nik Xhelilaj ishte i ftuar pak muaj më parë në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan”. I rrethuar nga fëmijët, aktori shprehu dëshirën për tu bërë baba.
“Me këtë ardhjen sot këtu me thënë të drejtën, me këtë emocion që më dhatë ju, do të thosha që ju fëmijët i jepni një kuptim tjetër, më të veçantë jetës. Deri tani kisha një filozofi shumë të thjeshtë; të duash gjithmonë, të vazhdosh përpara, të zgjohesh, të punosh, të kesh një dëshirë të zgjohesh dhe të nesërmen dhe të pasnesërm. Por sot, pas këtij emocioni që dhatë dhe ju… ngacmuat një ndjesi, mbase mund të vijë një ditë ku dhe unë të kisha një pasardhës, një familje…”
Aktori deklaroi se meqenëse asnjë vajzë turke apo gjermane nuk e ka “goditur” në zemër, mbase i duhet të kthejë sytë nga Shqipëria. Ndaj edhe ne jo pa të drejtë pyesim, nëse është zemra ajo që e sjellë në Shqipëri, apo angazhimet e tjera. E deri sa vetë aktori të ‘dorëzohet’ dhe ta zbulojë, nuk na mbetet gjë tjetër veç se të presim.