Persona të armatosur hapin zjarr brenda një lokali, 10 të vrarë në Meksikë, 7 të tjerë mbetën të plagosur

persona te armatosur hapin zjarr brenda nje lokali 10 te vrare ne meksike 7 te tjere mbeten te plagosur








































Të paktën 10 persona raportohet se janë vrarë dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri në një lokal në Meksikë.

meksike

Mediat raportojnë se persona të armatosur u futën në një lokal në qytetin Queretaro dhe hapën zjarr duke vrarë 10 persona.

“Shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje dhe konfirmuan se të paktën katër persona të armatosur me armë kishin mbërritur me një kamionçinë”, tha kreu i departamentit të sigurisë publike të Queretaro, Juan Luis Ferrusca.

Një i dyshuar u arrestua dhe automjeti i përdorur në sulm u gjet i braktisur dhe i djegur, tha Ferrusca.

Queretaro konsiderohet si një nga qytetet më të sigurta në Meksikë, ku dhuna e lidhur me trafikun e drogës dhe bandave, ka parë më shumë se 450,000 njerëz të vrarë që nga viti 2006.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →