FIER- Në 24 orët e fundit, në prangat e policisë së Fierit përfunduan 2 shtetas, si dhe 4 të tjerë u proceduan penalisht. Policia e Fierit njofton se ka proceduar penalisht një 19-vjeçare dhe një 17-vjeçare, pasi janë konfliktuar me një tjetër 17-vjeçare.
Në pranga ra një shofer 55-vjeçar, pasi duke ecur me automjet në gjendje të dehur, ka përplasur një tjetër makinë. Për rrjedhojë, ka pasur vetëm dëme materiale. Gjithashtu, i arrestuar përfundoi edhe një 29-vjeçar, që ngiste mjetin në gjendje të dehur.
Efektivët në Fier kanë proceduar penalisht një shtetas, që ka kanosur një mjek. Ndërsa, në Divjakë u procedua një tjetër person, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur një shtetas.
Njoftimi i policisë:
DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
-P. N., 55 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Fier – Patos”, automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. Xh.. Nga përplasja ka patur vetëm dëme materiale;
-Q. I., 29 vjeç, banues në fshatin Zhamë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. E., 48 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës, një mjek;
-E. Sh., 19 vjeçe dhe për një 17-vjeçare, të dyja banuese në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht, me një shtetase 17 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., banues në Divjakë, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur një shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co