Besar Gudjufi është aktualisht i ftuar nga dy përfaqësuese U-21 për miqësoret e nëntorit. Fillimisht ishte Maqedonia e Veriut U-21 që i dërgoi ftesë mesfushorit të Shkupit.
Nga sot është ftuar zyrtarisht për miqësoret e Shqipërisë U-21 ndaj Moldavisë, më 15 dhe 17 nëntor. Pritet që Gudjufi të pranojë ftesën e Alban Bushit.
20-vjeçari luan për Shkupin prej këtij sezoni. Gudjufi me minutat e tij ka rënë në sy ndër të rinjtë e skuadrës.
Kujtojmë se Shqipëria U-21 do të përballet me Moldavinë në takimet miqësore. Ndërkohë Maqedonia e Veriut do të gjejë Kosovën.