Komandanti ukrainas i shqetësuar: Rusia po tenton të rimarrë territorin në Kursk

komandanti ukrainas i shqetesuar rusia po tenton te rimarre territorin ne kursk








































Rusia po grumbullon dhjetëra mijëra trupa në Kursk, ku po tenton të rimarrë kontrollin e territorit të humbur ndaj forcave ukrainase, pasi Kievi nisi një ofensivë në rajonin rus gjatë kësaj vere.

komandati ukrainas

Kështu tha më 11 nëntor komandanti i forcave të Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskiy.

“Duke ndjekur urdhrat e udhëheqjes së tyre ushtarake, ata po tentojnë të zhvendosin trupat tanë dhe të përparojnë thellë në territorin që ne kontrollojmë”, shkroi Syrskiy në rrjetet sociale, duke shtuar se “nëse nuk do të ishte për qëndresën e ushtarëve tanë, këta dhjetëra mijëra armiq, nga njësitë më të mijëra ruse, do të sulmonin pozicionet tona”.

Forcat ukrainase në gusht nisën një ofensivë në Kursk, që gjendet në kufi me Ukrainën, duke marrë nën kontroll disa vendbanime dhe duke forcuar pozicionet e tyre. Kjo ishte hera e parë që Ukraina kreu një sulm të tillë në territorin rus që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Sipas ushtrisë së Ukrainës, forcat e saj kanë marrë kontrollin e rreth 1.000 kilometrave katrorë të territorit rus që nga gushti, ndërkaq Moska ka pranuar se 28 vendbanime të saj janë nën kontrollin ukrainas.

Më 9 nëntor, Syrskiy konfirmoi raportimet se mijëra ushtarë të Koresë së Veriut janë grumbulluar përkrahë forcave ruse në Kursk, me gjasë në përgatitje për një kundërofensivë.

Ndaras, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha përmes një postimi në Telegram më 11 nëntor se forcat ukrainase në Kursk “po mbajnë jashtë Ukrainës pothuajse 50.000 ushtarë të armikut”.

“Ne kemi shumë të dhëna se ushtarët e Koresë së Veriut po përgatiten të marrin pjesë në luftime në anën e trupave ruse”, shkroi Syrskiy në Facebook, pasi bisedoi në telefon me gjeneralin, Christopher Cavoli, i cili udhëheqë komandën evropiane të SHBA-së. Syrskiy i tha Cavolit se situata është ende sfiduese “dhe ka sinjale për përshkallëzim”./REL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →