Geri Halliwell duket se nuk është më në marrëdhënie të mira me Victoria Beckham, ndërsa u sigurua që të bëjë unfollow të gjithë familjen e saj në rrjetet sociale.
51-vjeçarja bëri unfollow familjen e famshme në Instagram, ndërkohë që vazhdon të ndjekë dy anëtaret e tjera të grupit, Emma Bundon dhe Mel C, edhe pse nuk janë në kontakt.
Megjithatë, me Mel B, marrëdhëniet e saj janë të ngrira si me Victoria Beckham. Një burim i cili foli për DailyMail tha: “Ka pasur qindra grindje mes Gerit dhe Mel B gjatë viteve, veçanërisht kur Mel la të nënkuptuar se ajo dhe Geri kishin fjetur së bashku disa vjet më parë.”. Pas skandalit që ka shpërthyer me bashkëshortin e saj, Christian Horner, i cili akuzohet për sjellje të papërshtatshme ndaj koleges së tij, Geri Halliwell me siguri ka pritur më shumë mbështetje nga Victoria Beckham. “Të gjitha vajzat kanë ardhur tek ajo. Ajo mendonte se Beckhams mund t’i kishte dhënë asaj më shumë mbështetje publike”, tha burimi.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co