Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, kanë zhvilluar një bisedë telefonike së bashku për rreth 10 minuta.
Gazeta greke “Protothema”, shkruan se Mitsotakis i ka bërë ftesë Trump për të zhvilluar një vizitë në Greqi.
Nuk dihet përgjigja e republikanit amerikan lidhur me këtë ftesë, por media greke shkruan se biseda telefonike mes dy zyrtarëve u konsistua në rëndësinë e partneritet strategjik mes tyre.
Po kështu, raportohet se pritet një bashkëpunim më i ngushtë me administratën e re amerikane, për çështje dypalëshe, rajonale dhe ato me interes ndërkombëtar.
Shkrimi i plotë i “Protothema”:
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike me Donald Trump, të cilin e uroi për fitoren në zgjedhje.
Telefonata ka zgjatur rreth 10 minuta, në një klimë shumë të ngrohtë, sipas bashkëpunëtorëve të kryeministrit. Në fund të fundit, të dy zyrtaret e larte e njohin njëri-tjetrin, pasi Donald Trump ishte presidenti i parë amerikan që ftoi Kyriakos Mitsotakis në Shtëpinë e Bardhë, në fillim të vitit 2020.
Gjatë bisedës telefonike, kryeministri nënvizoi rëndësinë e partneritetit strategjik Greqi-SHBA për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e gjerë, ndërsa theksoi se pret një bashkëpunim të ngushtë me administratën e re amerikane, për çështje dypalëshe, rajonale dhe interes ndërkombëtar.
Kyriakos Mitsotakis i bëri një ftesë Donald Trump për të vizituar Greqinë.