Joe Biden dhe Kamala Harris kanë marrë pjesë në një ceremoni të Ditës së Veteranëve në Arlington, Virxhinia.
Presidenti dhe Harris vendosën një kurorë me lule në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit si pjesë e përkujtimit të Ditës së Armëpushimit që po mbahen në të gjithë botën për të shënuar fundin e Luftës së Parë Botërore.
Kjo është hera e parë që dyshja shihen së bashku që kur Donald Trump u zgjodh si president i ardhshëm i SHBA.
Pasi vendosi një kurorë me lule në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat e Arlingtonit, Joe Biden mbajti fjalimin e tij të fundit për Ditën e Veteranëve si President i SHBA.
“Kjo është hera e fundit që do të qëndroj këtu në Arlington si Komandant i Përgjithshëm. Ka qenë nderi më i madh i jetës sime që të të udhëheq, të të shërbej, të kujdesem për ty, të të mbroj, ashtu siç na ke mbrojtur brez pas brezi. brez”, tha ai.