Një sherr ka agravuar në përdorimin e mjetit prerës mes dy adoleshentëve në shkollën 9-vjeçare “Kolë Jakova”.
Raportohet se një 14 vjeçar ka goditur me mjet prerës në ambientet e shkollës bashkëmoshatarin e tij. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për autorin.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për një të mitur 14 vjeç, banues në Tiranë.
Ditën e djeshme, më datë 11.11.2024, në ambientet e shkollës “Kolë Jakova” 14-vjeçari është konlfiktuar me një bashkëmoshatarin tij dhe gjatë konfliktit, ky i fundit është dëmtuar me mjet prerës. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.