Komisioni Hetimor për Sterilizimin! Spaho: Pse nuk dëshmon kryeministri? Metaj: Nëse keni nevojë për leksione se si fitohen zgjedhjet…

komisioni hetimor per sterilizimin spaho pse nuk deshmon kryeministri metaj nese keni nevoje per leksione se si fitohen zgjedhjet








































Komisioni për Sterilizmin dhe Check Up nisi sërish me debate.

ppp

Sot në ditën e dytë të Komisionit Hetimor pritet të dëshmojë ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë që në Komision të paraqitet kryeministri Rama dhe Vilma Nushi për të dhënë dëshmitë e tyre lidhur me rastin.

Edmond Spaho kërkoi shtyrje të Komisionit, pasi kërkon që në Komision të marrë pjesë edhe kryeministri Rama për të dhënë përgjigje.

Nga ana e tij Ilir Metaj ironizoi kërkesat e opozitës, teksa tha se kryeministri mund të vijë në Komision nëse opozita dëshiron leksione se si të fitohen zgjedhjet.

Lexo edhe: VIDEOLAJM/ Ilir Beqaj me pranga në Komisionin Hetimor për Sterilizimin, si ish-ministri tenton t’i fshehë duke mbuluar duart

Pjese nga debati

Edmond Spaho: E pakuptimtë që mos të lejoni të pyesim autoritetet,  njerëzit  të lidhur direk për çështjen në hetim nga komisioni. Pse ju këmbëngulni dhe nuk dëshironi që të pyesim. Thuajeni publikisht që kryeministri nuk dëshiron të vijë në Komision. Ka frikë? Së paku ti themi qytetarëve se ky nuk do t’ia dijë për përgjegjësinë që ka ndaj qytetarëve. KH nuk duhet të mbyllet pa pyetur të gjithë qytetarët që kemi kërkuar të dëshmojnë dhe Vilma Nushin dhe Kryeministrin. Dy javë u ndërpre komisioni se shikonit ndeshjet e ekipit kombëtar hajde të shtyjmë afatin edhe këtu.

Ilir Metaj: Ju po kërkoni shtyrje për herë të 3 apo të 4, keni humbur fillin. Ne nuk mu ndjekim dot në këtë pik. Nuk e kemi ne fajin që konsumoni kohën për procedurë duke djegur karriget.   Nëse nuk mësoni nga gabimet dhe vazhdoni ti përsërisni nuk është faji im ky. Asnjë koleg nuk ka shkuar të shohë ndeshje futbolli, unë mbaj mend që ishit ju zonjë që ndërmorët nja javë turistik në SHBA sepse ju kishit një axhendë personale. Vajtëm 6 muaj Komision dhe ashtu sikur se hytë ashtu edhe po dilni. Nëse doni leksione si fitohen zgjedhjet dhe si ndërtohet një shtet, mbase gjen kohë në axhendë të planifikojë një seminar workshop me ju. Të mos humbim kohë e të kalojmë në rendin e ditës.

Ish-ministri Beqaj, i cili la përkohësisht qelinë mëngjesin e sotëm, mbërriti me pranga në duar dhe i shoqëruar nga efektivë të policisë në ambientet e Kryesisë.

komisioni hetimor per sterilizimin spaho pse nuk deshmon kryeministri metaj nese keni nevoje per leksione se si fitohen zgjedhjetIsh-ministri i Shëndetësisë, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”, do të dëshmojë në Komision për koncesionin 100 mln euro të sterilizimit.

Ilir Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre për koncesionin e sterilizimit, ndërsa u arrestuar me urdhër të SPAK për një tjetër çështje, atë të abuzimit me fondet e SASPAC (Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës).

SASPAC drejtohej nga ish-ministri deri në momentin që ky i fundit u detyrua të japë dorëheqje  pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →