Roma është ende në kërkim të një trajneri të ri që mund t’i udhëheqë të paktën deri në fund të sezonit. Me largimin e Ivan Juriç, verdhekuqtë nuk dëshirojnë të bëjnë më gabime në përzgjedhjen e tyre.
Kështu, Friedkins po zhvillon takime në Londër me disa kandidatë njëherësh. Siç raporton “Il Messaggero”, të gjitha opsionet janë në tavolinë, me pronarët amerikanë që po ndjekin me vëmendje edhe tregun e trajnerëve të huaj.
Emri i fundit që i shtohet kësaj liste është ai i Erik Ten Hag, ish-trajnerit të Mançester Junajtid, i cili së fundmi u shkarkua. Së bashku me Graham Poter, ish-trajnerin e Brajtonit dhe Çelsit, tekniku holandez aktualisht po shikohet si një nga opsionet për stolin e Romës.
PANORAMASPORT.AL