Për rreth 4 orë ish ministri Edmond Haxhinasto është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK.
Në përfundim, ish ministri i Transportit dhe Infrastrukturës ka deklaruar se është pyetur për disa çështje.
“U pyeta si dëshmitar për disa çështje të caktuara. Deponimet e mia i kam dhënë aty ku duhet”, tha shkurt Haxhinasto.
Nuk dihet saktësisht se për çfarë çështjesh është pyetur Edmond Haxhinasto, por kujtojme që emri i tij ka dalë në dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, deputetes Monika Kryemadhi.
Edmond Haxhinasto u “tradhtua” nga bisedat e zbuluara në telefonin e Monika Kryemadhit.
Po ashtu Edmond Haxhinasto ka mbajtur postin e Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës i Shqipërisë nga viti 2013 deri në 2016.