“Ke më shumë halle mbi supe se Ilir Beqaj”- Vokshi debat të ashpër me Ndrecën! Deputeti i PS: Hajde provoje në gjykatë! Je bolshevike, s’të llogaris fare…

ke me shume halle mbi supe se ilir beqaj vokshi debat te ashper me ndrecen deputeti i ps hajde provoje ne gjykate je bolshevike ste llogaris fare








































Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi është shoqëruar me debate të ashpra mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës.

vokshi ndreca

Kryetarja e Komisionit iu drejtua Plarent Ndrecës se po përdor komisionin për hallet e tij, që siç tha ajo “i ke më të mëdhaja se Ilir Beqaj”.

“Ti ke ato hallet e tua dhe kujton se po i zgjidh këtu. Duke filluar nga kapelet, duke vazhduar edhe nga administratorët, te tjetërimi i pronave e duke vazhduar me të tjerat”, u shpreh Vokshi.

Ndreca e konsideroi Vokshin si bolshevike, duke i thënë se “nuk të llogaris fare”. “Ti njeh vetëm Sali Berishën dhe qytetarët i pështyn”, tha Ndreca.

“Ti je kryebolshevike, merresh me emra, s’merresh me argumente. Ti je një hitleriane, ti pështyn çdo qytetar të këtij vendi”, tha deputeti i PD.

DEBATI 

Vokshi:  Zoti Plarent Ndreca unë uroj që ti të fitosh ca pikë sot

Ndreca: Nuk më duhen pikët, më duhet e vërteta

Vokshi: Uroj të shpëtosh nga ca hallet e tua që nuk ti zgjidh ky komision!

Ndreca: Nuk të pres ty të bësh këto analiza, lëri këto intimidime se nuk të ecin.

Vokshi: Këto hallet personale që ke jo më pak se Ilir Beqaj, dhe ca të tjera që po të vijnë. Se po të ishte ti me integritet do thoje që nuk rri dot këtu.

Ndreca: Partia jote është hedhur në sulm. Ju doni që unë të mos flas. Ti nuk mbron dot veten tëndë jo mua. Je bërë qesharake

Vokshi: Ti ke ato hallet e tua dhe kujton se po i zgjidh këtu. Duke filluar nga kapelet, duke vazhduar edhe nga administratorët, te tjetërimi i pronave e duke vazhduar me të tjerat.

Ndreca: Kapet hajde se të kam thirrur në gjykatë, pse i shmangesh? Hajde në gjykatë se të kam ftuar.

Vokshi: Nuk ta zgjidh dot kapalen unë

Ndreca: Merresh me mua dhe jo me argumentin se je bolshevike. Ti je një formë Gestapo

Vokshi: Unë vij nga PD

Ndreca: Mund të vish nga PD, por ka bolshevike sa të duash atje dhe një nga ata je ti.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →