Ushtria izraelite ka sulmuar një ndërtesë banimi në Damask, ku për pasojë dy persona kanë humbur jetën.
Kështu njoftoi agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve SNN.
Ngjarja ndodhi në lagjen Kafr Susa të kryeqytetit sirian, Damask, siç raportohet nga televizioni shtetëror sirian dhe sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Distrikti është shtëpia e disa ndërtesave rezidenciale, shkollave dhe qendrave kulturore iraniane dhe është afër një kompleksi të mbrojtur shumë të përdorur nga shërbimet e sigurisë. I njëjti distrikt ishte objektiv i një sulmi izraelit në shkurt 2023, i cili vrau specialistë të ushtrisë iraniane. Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA raportoi se një “sulm izraelit” synoi një ndërtesë banimi, por nuk raportoi për viktima.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co