Armando Broja mungoi edhe në grumbullimin e fundit për këtë vit të Kombëtares shqiptare, në ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve. Ndërkohë së fundmi sulmuesi është rikthyer në stërvitje me ekipin e Evertonit, teksa ka filluar integrimi i Brojës në punë me skuadrën.
Sulmuesi shqiptar kërkon të përfitojë nga koha e pushimit për shkak të kombëtareve, për të kapur sadopak formën dhe për të marrë minutat në vazhdim me Evertonin.
Klubi anglez nga publikuar së fundmi nëpërmjet faqes zyrtare, disa fragmente nga angazhimi i Brojës në stërvitje, teksa pamjet tregojnë se sulmuesi shqiptar po gëzon një formë të kënaqshme e cila pritet të perfeksionohet në ditët në vijim.