Korpusi Vullnetar Rus (RVC), një njësi paraushtarake ruse e cila lufton përkrah Forcave të Armatosura të Ukrainës, ka zbuluar se kishte plan për shpëtimin nga burgu të ish-kritikut të Putinit Alexei Navalny.
Sipas tyre planet datojnë që nga tetori o vitit të kaluar, por se operacionet kanë dështuar disa herë.
Grupi tha se kishte kontaktuar me punonjës të “interesuar” të Shërbimit Federal të Ndëshkimit të Rusisë (FSIN), të cilët u kishin ofruar atyre pamjet e sigurisë në burgje, ku paraqitej Navalny në rutineën e tij të përditshme dhe transkriptet e bisedave të Navalny-t me shokët e tij të burgosur.
Plani, i koduar “Operacioni Dhjetor”, ishte të lirohej Navalny, ta çohet në kufirin e Ukrainës dhe t’i dorëzohej një njësie të inteligjencës RVC.
Komandanti i grupit tha se plani kishte qenë për të shpëtuar Navalny gjatë transferimit të tij në njësinë IK-3 në burgun Yamalo-Nenets në Arktikun Rus.
“Fatkeqësisht, masat e sigurisë të marra nga FSIN dhe Shërbimi Federal i Sigurisë për të parandaluar skenarë të tillë rezultuan shumë efektive. Ora dhe data u rivendosën disa herë, dhe kjo nuk i la kohë grupit tonë që të ishte i pranishëm në vendngjarje dhe të merrte masat e duhura”, tha ai.
Ai shtoi se ishte duke ripërshtatur planin për kushtet e reja, në momentin që morën lajmin për vdekjen e Navalny.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co